“Zinxhirët” mendorë

          Për të qenë mendërisht të shëndoshë, duhet të jemi të liruar prej disa “zinxhirëve” që na shpijnë në besime të gabuara dhe të padobishme. Këtu përfshihen fjalët “Nuk jam mjaft i mençur”, “Nuk jam mjaft i mirë”, “Nuk jam mjaft trim”. “Zinxhirët” tjerë që e kufizojnë trurin tonë përfshijnë besimin në atë se çfarë tjerët thonë se mund të bëjmë apo nuk mund të bëjmë, të pranosh se gjërat nuk mund të ndryshohen dhe të besosh se ndryshimet kërkojnë nga ne kërkesa të vështira. Kur ta lirosh veten nga “zinxhirët” mendorë që vijnë nga të tjerët, do t’i thyesh kufijtë e mendjes tënde që e pengojnë zhvillimin tënd.

            Earl Nightingale e tregon rrëfimin e një fermeri që, herët në stinën e rritjes, ka gjetur në ibrik pranë fushës së kungujve të tij dhe, pa ndonjë arsye të caktuar, një kungull të vogël e ka futur në atë ibrik pa e dëmtuar atë. Më vonë kur kungujt qenë rritur dhe pjekur plotësisht, ai erdhi rreth ibrikut përsëri, këtë herë plotësisht i mbushur me kungullin me të cilin e kishte futur brenda. Kungulli e kishte mbushur ibrikun plotësisht dhe kishte ndaluar së rrituri, kurse madhësinë dhe formën e kishte marrë sikurse të ibrikut. Earli e zbuloi se, ne jemi sikurse kungulli në ibrik, shpesh ndalemi së rrituri duke i pranuar “zinxhirët” e së kaluarës tonë. Nëse përfundojmë në hapësira shumë të vogla, kjo është sepse ne kemi sjellë vendim për të mos u rritur më shumë. E fusim veten tonë brenda një hapësire shumë të vogël. Sidoqoftë, ashtu sikurse kemi fuqi për ta kufizuar rritjen tonë, ashtu edhe kemi fuqi për t’i thyer kufijtë dhe për t’u bërë gjithçka që mund të bëhemi.

Pengesat

          Kur e vendos veten tënde lart për të arritur qëllime të larta, është i pashmangshëm fakti se do të ballafaqohesh me pengesa në disa aspekte nëpërmjet refuzimeve, dështimeve të hershme dhe zhgënjimeve. Por mënyra se si do t’i menaxhosh pengesat e kushtëzon atë se sa do të zgjasë koha deri sa të rikthehesh në rrugën e duhur. Mos u dekurajo! Mëso diçka nga çdo pengesë. Gjej ndonjë sukses të vogël në vend të dëshpërimit. Kuptoje se fatkeqësia ndërton muskuj mendorë.

Brengosja

            Brengosja rritet kur fillojmë t’i lëmë dyshimet të zvarriten rreth asaj se çfarë do të kishte ndodhur sikur gjërat të shkonin keq dhe kjo është mik i ngushtë i frikës. Për ta liruar vetveten nga brengat mendore, lëri brengat në një anë duke menduar në më të mirën që mund të ndodhë, por jo në më të keqen.

            Në “Shprehitë e njerëzve shumë efektivë”, Stephen Covey e tregon një ngjarje të shkruar nga Arthur Gordon, e quajtur “Kthesa e baticës”. Në të, Gordoni e kujton një kohë kur ai ka qenë i prekur nga negativizmi dhe brengosja. Në fund, ai shkon për ta vizituar një fizikan i cili i tha për ta kaluar ditën e ardhshme në vendin ku ai ka qenë më i lumtur si fëmijë. Më pas ai ia dha katër receta në zarfe të mbyllura, të cilët duhej t’i hapë në orën 9, 12, 3 dhe 6 ditën tjetër. Gordoni u kthye te vendi i tij i preferuar rreth detit ashtu siç duhet. Në orën 9 e hapi recetën e parë. Aty shkruante: “Dëgjo me vëmendje!”. Gordoni u mbështet dhe bëri siç kërkonin udhëzimet. Pjesën tjetër të mëngjesit ai i dëgjonte tingujt e zogjve dhe detit dhe ndjeu qetësi të madhe. Në orën 12 e hapi recetën e dytë. Aty shkruante: “Përpiqu të përkujtosh të kaluarën”. Gordoni mendoi rreth kuptimit të kësaj fraze dhe lejoi që shumë kujtime të së kaluarës t’i kthehen prapa në kujtesë. Të kaluarën, ai e konsideronte si kohën e lumturisë, arritjes dhe plotësimit emocional. Kur u bë ora tre, e hapi edhe recetën e tretë. Shkruante: “Shqyrtoji motivet e tua”. Gordoni mendoi rreth punës në të cilën është në të tashmen. Ngadalë kuptoi se të gjitha përpjekjet e së tashmes janë në shërbim të kënaqjes së nevojave të tij. Ai i ndryshoi mendimet dhe motivet e tij dhe se ato duhet të jenë edhe në shërbim të kënaqjes së nevojave të të tjerëve. Përfundimisht, në orën 6, Gordoni e hapi edhe recetën e katërt dhe lexoi: “Shkruaji brengat e tua në rërë”. Ai veproi sipas udhëzimit duke i shkruar disa brenga në rërë dhe u kthye në shtëpi duke e ditur se valët e detit së shpejti do t’i fshijnë të gjitha brengat e tij.

Energjia nga të tjerët

            Ata që e zhvillojnë vetveten arrijnë më së shumti kur punojnë me të tjerët se sa kundër tyre ose të izoluar prej tyre.

            Ata që e zhvillojnë vetveten:

            · më shumë dëgjojnë se sa flasin;

            · e zhvillojnë personalitetin dhe aftësitë e tyre të mira;

            · nuk i shohin njerëzit si superiorë apo inferiorë në krahasim me vetveten, por vetëm si njerëz;

            · marrin këshilla prej të tjerëve;

            · i pranojnë kritikat duke mos u mbrojtur;

            · nuk bëjnë krahasim me të tjerët për t’i vendosur të tjerët më poshtë.

            Super-energjia është kombinim i energjisë fizike, mendore, emocionale dhe shpirtërore. Energjia fizike është e jona nëse qëndrojmë të shëndetshëm dhe kujdesemi për trupin tonë. Energjia mendore është në dispozicion nëse mësojmë si ta kthejmë të menduarit negativ në pozitiv. Energjia emocionale dhe shpirtërore vijnë në shprehje kur ndërlidhemi me të tjerët dhe kemi ndërveprim të drejtë ndërmjet veti.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author