Qarli Manger, partneri i biznesit të Varen Bafet, ofroi një përzierje të këshillave të biznesit dhe jetës derisa ai foli në mbledhjen vjetore të aksionerëve të Berkshire Hathaway të mbajtur të shtunën.
Derisa diskutonin mendimet e tyre mbi krizën e fundit bankare dhe rritjen e inteligjencës artificiale, mendjemprehtësia e biznesit të dyshes herë pas here zhytej filozofikisht në mendimet rreth miqësisë dhe se si të dihet se kur është koha për të ndërprerë lidhjet me dikë.
Manger theksoi në mënyrë specifike se njerëzit toksikë mund të pengojnë rrugën e dikujt drejt suksesit.
“Mësimi i madh është t’i largoni ata nga jeta juaj , edhe atë sa më shpejt,” tha Manger.
“Është po aq e thjeshtë , të shpenzoni më pak se sa fitoni, të investoni me mençuri, të shmangni njerëzit toksikë dhe aktivitete toksike, të përpiqeni të vazhdoni të mësoni gjatë gjithë jetës suaj”, thotë Manger, krahu i djathtë i Varen Bafet. “Nëse i bëni të gjitha ato gjëra, jeni pothuajse i sigurt se do të keni sukses.” “Nëse nuk e bëni, do t’ju duhet shumë fat.”
Bafet tha se njerëzit duhet të kuptojnë se të tjerët mund t’i manipulojnë ata dhe të shmangin rënien në një sjellje të tillë.
“Unë kurrë nuk kam njohur dikë që ishte thelbësisht i sjellshëm që vdiq pa miq,” tha Bafet. “Dhe kam njohur shumë njerëz të pasur që vdiqën pa miq.”
Miqësia e Bafet dhe Manger mund të jetë një shembull i shkëlqyer për këtë. Në vitin 2021 në SNBS se në fillim të karrierës së tyre ata u përpoqën të “shoqëroheshin me njerëz me të cilët dëshironin të shoqëroheshin, dhe nëse shoqërohen me budallenj, ky është problemi i tyre, por nuk duhej”.
“Ajo që është vërtet e mrekullueshme është nëse mund të bësh atë që do në jetë dhe të shoqërohesh me njerëzit që I do”, tha Bafet për CNBC, duke iu referuar Manger. “Ne të dy e kemi atë frymë deri në fund”.
Toksiciteti është fatal edhe për mjedisin e punës
Megjithëse Menger e bëri të qartë se toksiciteti mund të pengojë suksesin individual, ky qëndrim mund të jetë gjithashtu i dëmshëm për mjedisin e vendit të punës. Një kulturë toksike e punës është faktori më domethënës që mund ta çojë një punonjës të largohet, sipas hulumtimit nga MIT Sloan School of Management.
Paga e dobët dhe pasiguria në punë gjithashtu mund t’i largojnë punonjësit, por studimi zbuloi se këta faktorë nuk ishin aq ndikues sa një kulturë toksike e punës, sipas sondazhit. Dhe një nga nëntë punëtorë amerikanë kanë deklaruar se kanë përjetuar një vend pune toksik. Kjo është rreth 30 milionë njerëz në fuqinë punëtore amerikane.
Për të nxitur një mjedis më të shëndetshëm në vendin e punës, drejtuesit dhe menaxherët e kompanive mund të luajnë një rol kyç në vendosjen e tonit për kulturën e kompanisë dhe inkurajimin e këtyre qëndrimeve për t’u bartur në pjesën tjetër të kompanisë, sipas hulumtimit, raporton Insider.
Dhe nëse ai menaxher ose punonjës toksik nuk po ndryshon, sipas këshillave të menaxherit, mund të jetë koha t’a largoni .
Përmblodhi dhe përshtati:
www.studentet.mk