Jennifer Haller, 42 vjeç, nga Amerika e qytetit Seattle, është personi i parë që ka marrë vaksinën e koronavirusit.

Testimi në Institutin për Kërkime Shëndetësore është financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, dhe zyrtarët thonë se do të duhet deri në 18 muaj për të kontrolluar plotësisht nëse vaksina është efektive.

Haller, 42 vjeç, u tha mediave amerikane në lidhje me këtë përvojë të jashtëzakonshme dhe ndjenjën e të qenit e para paciente që pranoi një vaksinë koronavirus.

E pyetur nëse ishte në dijeni të rreziqeve dhe efekteve anësore të vaksinës, ajo tha që për të pjesa më e rëndësishme e procesit të zbulimit është se si të ndihmohet njerëzimi.

Më poshtë keni linkun e intervistës ku mund të informoheni më tepër për detaje shtesë:
https://www.youtube.com/watch?v=F8aueQXQ2H4

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author