CSS qëndron për Cascading Style Sheets. Stilet përcaktojn si do të paraqiten elementet HTML. Kjo realizohet duke i bashkangjitur atribute prezantimi në çdo element HTML ose nënklasë të sajë. Për shembull nëse ne duam që të gjithë paragrafët të kenë një background me ngjyrë të kuqe dhe tekst me ngjyrë të verdhë, do të përdornim kodin e mëposhtëm:
Nëse duam të përcaktojmë stilet që do të përdoren në një faqe përdorim tag-un STYLE , ndërsa tag-u LINK shërben për të treguar skedarin e jashtëm i cili mban stilet që do të përdorim ne në faqe. Tag-u STYLE duhet të vendoset në kokën e faqes. Parametri TYPE përdoret për të treguar sintaksën që do të përdorim për të përcaktuar stilet, në rastin tonë ne do të përdorim text/css. Tag-u LINK përdoret si më poshtë:
<LINK REL=”stylesheet” HREF=”miweb.css”TYPE=”text/css”>
Stilet ruhen zakonisht në një skedar të jashtëm me prapashtesën .css. Stilet e ruajtura jashtë bëjnë të mundur që ju të ndryshoni pamjen e të gjitha faqeve të një Web siti duke edituar një skedar të vetëm.
Formati i Style sheet
Sic pamë edhe më lartë formati i një style sheets është si më poshtë:
<element>{<format>}
Per shembull:
P {color: red; background:yellow;}
Sintaksa e CSS është case sensitive. Kjo sintaks na lejon që të përcaktojm formatin që duam të kemi në paragrafët e website-it tonë. Në HTML 4.0 dhe verzionet e reja është shtuar një atribut CLASS i cili na mundëson krjimin e klasave elementësh tek të cilat do të zbatohet stili.
Për shembull për të përcaktuar një klas paragrafi të cilën e emërtojm iformatuar do të shkruanim:
P. iformatuar {color: red; background:yellow;}
Paragraf normal
Ekziston edhe një metodë për caktimin e një stili të veçantë paragrafëve të veçanta. Për ketë duhet të përcaktojmë stilin e elementëve të HTML me anë të CSS duke përdorur sintaksën e mëposhtme:
#paragraph1 {color: green; background:yellow;}
Këto identitete mund tja bashkëngjisim një elementi HTML duke perdorur atributin ID.
Nje paragraf i theksuar
Paragraf normal
Paragraf i theksuar por duke perdorur atributin ID
SPAN dhe DIV
Më parë, pamë se si të caktojmë stile të elementëve të HTML, por ne ndonjëherë duam të caktojmë stile në seksione të tekstit ose përmbajtje që nuk janë pjesë e një blloku HTML. Kjo realizohet me anë te tag-eve DIV dhe SPAN. Nëse duam të etiketojmë një pjesë të përmbajtjes në mënyrë që ti japim asaj stilin që dëshirojmë, duhet që këtë përmbajtje ta vendosim brenda një tag-u SPAN ose DIV. Në ndryshim nga SPAN, DIV vendos një ndërprerje rreshti në fillim dhe në fund të çdo seksioni duke krijuar në këtë mënyrë blloqe me tekst pa pasur nevoja që ti vendosim ato në tag-e të tjera si paragrafi.
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK
About Author
Previous Post