Emri proteinë rrjedh nga greqishtja “prota” dhe do të thotë i rëndësishëm. Ato përbëjnë një pjesë të madhe të të gjithë organizmit tonë dhe luajnë efekte jetike. Formohen nga vargje aminoacidesh të lidhur me lidhje peptidike. Proteinat janë molekula që të gjitha qeniet njerëzore janë në gjendje t’i sintetizojnë nga atomi i karbonit (C). Proteinat janë molekula shumë të gjata, dhe përbëhen nga amino acidet që janë elementet përbërëse të proteinave.Proteinat janë elemente ndërtuese të organizmit tuaj, glucidet dhe lipidet janë gjithashtu të rëndësishme pasi që janë përbërës të organizmit.Proteinat janë furnizuesi i vetëm i azotit në organizëm që është i domosdoshëm për rritjen, dhe mbajtjen në jetë.
Roli më i rëndësishëm që e kanë proteinat në organizëm:
- ndërtimi dhe ripërtëritja e indit muskulor dhe e qelizave në organizëm
- rritja e flokëve, e thonjve, e lëkurës
- ndërtimi i hormoneve që i drejtojnë të gjitha funksionet trupore
- ndërtimi i enzimave pa të cilat nuk ka kurrfarë aktivitetesh (zbërthimi i materieve organike)
- përmirësimi i sistemit imunologjik, më saktë krijimi i antitrupave që e mbrojnë trupin nga sëmundjet
- ripërtëritja e hemoglobinës që e mbart oksigjenin
- transporti i materieve nëpërmjet gjakut deri te qelizat
- ruajtja e baraspeshës acid-bazë në gjak dhe shpërndarja normale e ujit në trup
- paraqesin burim energjie kur në organizëm nuk ka sasi të mjaftueshme burimesh të tjera të energjisë (karbohidrate dhe yndyra)
LLOJET E PROTEINAVE :
Proteinat ndahen në proteina me vlerë biologjike të lartë (treten shpejt) proteina me vlerë biologjike të ulët (treten me vështirësi)
Proteina e hirrës – thartirat, ka vlerën më të lartë bilogjike pra është kualiteti më i lartë i proteinës dhe tretet shumë shpejt në organizëm.
Proteina e kazeinës – proteina e qumështit. Ka vlerën mesatare biologjike dhe tretet më ngadalë në organizmin e njeriut.
Proteina e sojës – bizelja, fasulja, arrat, kikirikat, etj. ka vlerën më të ulët biologjike dhe tretet shumë ngadalë në organizmin e njeriut
SASIA E PROTEINAVE NE USHQIME :
Yndyr e lartë – mishi, peshku sallmon, te verdhet e vese, gjalpe i kikirikave, qumesht, djathe.
Yndyre e ultë – peshku tuna, të bardhët e vesë, fasulet e kuqe, qumësht i skremuar, djath i payndyrshëm.
Proteinat e fillojnë tretjën në stomak por së pari tretën në zorrën e hollë dhe metabolizohen përmes melçisë për të krijuar inde. Proteinat që nuk janë të nevojshme për ndërtimin e indeve mund të përdoren si burim i energjisë dhe furnizojnë 4 kalori për gram. Rreth 98% të proteinave nga burimet e kafshëve dhe rreth 80% të proteinave nga burimet e perimeve absorbohen nga trupi.
MUNGESA E PROTEINAVE :
Mungesa e proteinës rezulton në lodhje të përgjithshme të njeriut, në dobësimin e muskujve dhe indeve, në ndjeshmëri ndaj infeksioneve, dhe gjithashtu shfaqë dëshirën për konsumimin më të madh të sheqernave gjatë ditës, siç është çokollata dhe ëmbëlsirat tjera të cilat mund të shkaktojnë trashjen – rritjen e peshës trupore. Më parë, në bazë të disa studimeve është menduar se konsumimi i lartë i ushqimit me proteina mund ti shkaktojë stres veshkëve dhe mëlqisë sepse këto organe duhet të punojnë më tepër në mënyrë që të nxjerrin materiet toksike të mbetura nëpërmjet urinës, dhe gjithashtu mund të shkaktojë humbjen e kalciumit të eshtrave nëpërmjet urinës. Kurse tani studimet e fundit tregojnë se përdorimi i lartë i ushqimit me proteina nuk mund të shkaktojë kurfarë stresi veshkëve dhe mëlqisë, sepse proteina është substancë termogjenike e cila mund të lirohet nga trupi edhe nëpërmjet nxehtësisë.
Përgatiti dhe përshtati
STUDENTET.MK