NASA lëshoi anijen kozmike “Perseverance” në Mars për t’u njohur më mirë me Marsin më 30 korrik 2020. Perseverance, kishte zbarkuar në sipërfaqen e Marsit më 18 shkurt 2021, pas një udhëtimi 7-mujor. Perseverance, i cili bëri zbulime të ndryshme për një kohë pas uljes së tij, i dërgoi këto zbulime te NASA.

Anija kozmike PERSEVERANCE dhe helikopteri INGENUITY.

Perseverance tani po fillon një aventurë të re. Pas një serie zbulimesh, ai do të fillojë të fluturojë me helikopterin me emrin Ingenuity. Ingenuity, do të fluturojë mbi Mars për të gjetur informacione të reja dhe për ti dërguar ato informacione te NASA. Ekipi Jet Propulsion Lab i NASA-s njoftoi se ata kanë përfunduar procesin e integrimit midis Perserverance dhe Ingenuity, dhe po kryejnë testet përfundimtare për të siguruar që sistemi është gati.

Udhëheqësi i integrimit të Ingenuity, Farah Alibay dhe udhëheqësi i operacioneve Tim Canham thanë, “Ai aktualisht është i varur nga udhëtari i helikopterit (Perserverance). Ekipi po përpiqet të zgjedhë një të përshtatshëm për fluturimin e parë provë. Kur fillojmë misionin e fluturimit, gjëja e parë që duhet të bëjmë është të ulim mburojën që rrethon helikopterin dhe mbron pjesët e tij të ndjeshme nga nxehtësia dhe dridhjet e uljes në Mars. Më pas, do të shkojmë në pikën e fluturimit të helikopterit disa ditë më parë. Kur të arrijmë atje do të duhet rreth një javë për të vendosur helikopterin”.

NASA aktualisht po kërkon një vend të përshtatshëm për të lëshuar Ingenuity. Sapo të gjendet një vend i përshtatshëm, fluturimi i parë do të bëhet. Perseverance do të shkojë në një mjedis të sigurt pasi të lëshojë Ingenuity për fluturim. NASA pret të mësojë shumë më shumë informacione të reja në lidhje me Marsin pasi të ketë përfunduar fluturimi.

Përgatiti dhe përktheu:

STUDENTET.MK

About Author