Duket si një zemër e vërtetë mbase ky është qëllimi i zemrës së parë artificiale e cila për nga struktura është tërësisht e butë, pra të imitohet modeli i saj natyror sa më shumë të jetë e mundur. Zemra silikoni është zhvilluar nga Nicholas Cohrs, një student i doktoraturës në grupin e udhëhequr nga Wendelin Stark, Profesor i Inxhinierisë së Materialeve Funksionale në ETH Zurich. Arsyetimi pse natyra duhet të përdoret si një model është e qartë. Pompat e gjakut që përdoren aktualisht kanë shumë mangësi: pjesët e tyre mekanike janë të ndjeshme ndaj ndërlikimeve, ndërsa pacientit i mungon një impuls fiziologjik i cili supozohet të ketë pasoja për pacientin.

“Prandaj, qëllimi ynë është të zhvillojmë një zemër artificiale që është afërsisht e njëjtë me atë të pacientit dhe që imiton zemrën njerëzore sa më shumë që të jetë e mundur në formë dhe funksione”, thotë Cohrs. Një zemër artificiale e cila funksionon mirë është një domosdoshmëri e vërtetë: rreth 26 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga dështimi i zemrës ndërsa ka mungesë të donatorëve të zemrës. Pompat artificiale të gjakut ndihmojnë për të kapërcyer kohën e pritjes derisa një pacient të marrë një zemër të ndonjë donatori ose zemra e tij të rikuperohet.

Zemra e butë artificiale u krijua nga silikoni duke përdorur teknikën e 3D printimit dhe teknikën lost-wax; ajo peshon 390 gram dhe ka një volum 679 cm3. “Është një monobllok silikoni me strukturë komplekse të brendshme”, shpjegon Cohrs. Kjo zemër artificiale ka dhe barkushën e djathtë dhe të majtë, ashtu si zemra e vërtetë e njeriut, megjithëse ato nuk janë të ndara nga një seksion por nga një dhomë shtesë. Kjo dhomë është brenda dhe e liruar nga presioni i ajrit dhe është e nevojshme për të pompuar lëngun nga dhomat e gjakut, duke zëvendësuar kështu tkurrjen e muskujve të zemrës njerëzore.

Duke menduar në një drejtim të ri

Anastasios Petrou, një student doktorature i Grupit të Zhvillimit të Produkteve në Cyrih, i udhëhequr nga Profesor Mirko Meboldt vlerësoi performancën e kësaj zemreje të butë artificiale. Studiuesit e rinj sapo kanë botuar rezultatet e eksperimenteve në revistën shkencore “Artificial Organs”.

Ata provuan se zemra artificiale e butë punon rrënjësisht dhe lëviz në një mënyrë të ngjashme me një zemër njerëzore. Sidoqoftë, ende ka një problem: aktualisht zgjat rreth 3,000 rrahje, që korrespondon me një jetë prej gjysmë deri në tre të katërtat e një ore. Pas kësaj, materiali nuk mund të përballojë më tensionin. Cohrs shpjegon: “Kjo ishte thjesht një test fizibiliteti. Qëllimi ynë nuk ishte të paraqisim një zemër të gatshme për implantim, por të mendojmë për një drejtim të ri për zhvillimin e zemrave artificiale. “Sigurisht, fuqia e tërheqjes së materialit dhe performancës duhet të rritet në mënyrë të konsiderueshme.

Zemra e Cyrihut mbledh studiuesit së bashku

Cohrs dhe Petrou u takuan në Zurich Heart Projekt, një projekt anësor i Universitetit të Mjekësisë Cyrih që sjell së bashku 20 grupe kërkimore nga disiplina dhe institucione të ndryshme në Cyrih dhe Berlin. Një pjesë e hulumtimit fokusohet në përmirësimin e pompave ekzistuese të gjakut, të tilla si ulja e dëmtimit të gjakut të shkaktuar nga pjesët mekanike të pompës, ndërsa të tjerët eksplorojnë membrana jashtëzakonisht elastike ose më shumë sipërfaqe biokompatibile. Kjo bëhet në bashkëpunim të ngushtë me mjekët në Cyrih dhe Berlin.

 

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B