Do të ishte një përfitim i madh nëse do arrinim ta kthejmë të paktën një pjesë të vogël të stresit në motivim për punë apo mësim. Nëse e përdorim atë në mënyrë efektive, mund të arrijmë shumë … ajo që na ngelet ta mësojmë është se si duhet të ballafaqohemi me të.

Pranoni faktin se stresi na ndihmon të funksionojmë

Stresi gjithashtu mund të jetë i mirë dhe dobiprurës në situata të caktuara. Për shembull, kur jemi të habitur për diçka që ndodh, kemi pëfituar një klient të ri dhe të rëndësishëm për të cilin na pret edhe shumë punë për të bërë. Ekziston edhe një e ashtuquajtur stres i menjëhershëm (akut), kur na ndodh diçka e paparashikueshme. Sapo të arrijmë të përballojmë shkaktuesin e stresit, menjëherë do të ndiejmë gëzim dhe lehtësim në brendinë tonë.

Ji i qëndrueshëm

Ndërsa kalojmë nëpër situata stresuese dhe të tensionuara, mësojmë si të “sillemi” me momente të këqija, të ballafaqohemi me detyra të rënda dhe t’i kapërcejmë problemet. Vetëm kështu krijohet rezistenca që na nevojitet për të luftuar stresin. Gjatë rrugës mësojmë dhe strategji për ta transformuar atë në një leksion motivues.

Mos e kaloni kufirin e mundësive

Një nga momentet kryesore për trajtimin e stresit është njohja e aftësive personale. Ajo nënkupton marrjen e sa më shumë obligimeve duke mos rrezikuar mundësinë për tu ballafaquar me to. Kur të mësohemi të themi JO dhe të lëmë të paktën edhe gjërat që janë kundër vullnetit tonë, atëherë ngarkesa e momenteve stresuese do të bjerë.

Kufizoni atë që ndaj të cilës mund të ndikoni

Është shumë e rëndësishme t’i kufizojmë gjërat për të cilat mund ose nuk mund të ndikojmë. Realiteti është se shumë pak gjëra janë nën kontrollin tonë. Ajo që ne mund të ndikojmë është mënyra sesi sillen kur na godet ndonjë situatë e caktuar. Kur mësojmë të kontrollojmë veten tonë, ne do të arrijmë ta kthejmë stresin në motivim për sukses.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B