Në një shpikje që mund të ndihmojë miliona njerëz në zona pa akses në ujin e pijshëm, kërkuesit e Universtetit të Mançesterit kanë krijuar një sitë prej graheni që mund të filtrojë kripën nga uji i detit, duke e bërë të pijshëm.
Sita përdor një membranë prej oksidi graheni që rezultoi efektive në filtrimin e mikropjesëzave, molekulave organike dhe kripërave të mëdha, dhe tani pritet të testohet ndaj sitave të tjera me membrana desalinimi.
Graheni është zbuluar vetëm 13 vjet më parë nga kërkuesit e Mançester, dhe përbëhet nga një shtresë e vete atomesh karboni në formë rrejte hekzagonale. Ai konsiderohet si nga materialet më të çmuara të së ardhmes prej forcës së përbëries dhe përçimit të mirë të energjisë elektrike.
“Kurse oksidi i grafenit prodhohet me një proces të thjeshtë oksidimi në laborator”, tha drejtuesi i studimit Dr. Rahul Nair, duke shtuar se oksidi i grafenit është më pak i kushtueshëm sesa shtresa e vetme e grafenit.
Kombet e Bashkuar parashikojnë se rreth 14 e popullsisë globale do të ketë vështirësi të gjejë ujë të pijshëm deri në vitin 2025, prandaj kërkuesit besojnë se do të ndihmojnë vendet e varfra për desalinimin e ujit të detit për ta bërë të pijshëm.
“Ne mund të demonstrojmë se ka mundësi reale për prodhimin masiv të membranave të grafenit dhe kthimin e tyre në sita”, tha Nair.
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK