Numrat binarë përbëhen nga zerot dhe njëshet dhe ato janë pjesë e një sistemi numrash të njohur si sistemi i numrave binarë ose numrat me bazë 2. Sistemi i numrave që ne zakonisht përdorim njihet si sistemi i numrave dhjetor ose numrat me bazë 10.

Kushdo që lexon këtë temë është i njohur me sistemet e numrave, pasi ato janë një pjesë thelbësore e informatikës. Ata janë gjithashtu një përbërës themelor i procesit të fshehjes së informacionit brenda fotografive.

Algoritmi për të cilin do të diskutojmë bazohet në kursin e shkëlqyeshëm në internet të ofruar nga Goldsmiths, Universiteti i Londrës në platformën e mësimit në internet të Coursera.

Hapi 1: Kuptimi i pikselëve dhe imazheve

Para se të fillojmë sqarimin për kodimin e imazheve me mesazhe sekrete, së pari duhet të kuptojmë natyrën sesi paraqiten imazhet në kompjuter.

Pikseli është njësia më e vogël, e cila me bashkimin e pikselëve të tjerë formojnë një imazh. Nëse pikselët janë bashkuar rastësisht pa ndonjë mendim ose planifikim, atëherë rezultati përfundimtar ka më shumë gjasa të jetë një rrëmujë e ngatërruar, e njohur ndryshe si “arti modern”.

Gjëja e rëndësishme për pikselët është se ato përfaqësohen nga numrat. Këta numra mund të jenë në formën e kodeve RGB (e Kuqe, e Gjelbër, e Kaltër), heksadecimal ose ndonjë kod tjetër.

Marrim kodin e ngjyrës RGB si një shembull. Në këtë skemë ngjyrash, ne kombinojmë ngjyrën e kuqe, të gjelbër dhe të kaltër për të formuar të gjitha nuancat e ndryshme të ngjyrave që mund të shohim në pajisjet tona.

Çdo vlerë individuale e ngjyrës së kuqe, të gjelbër ose të kaltër varion nga numri 0 deri në numrin 255. Për shembull, për të shtypur versionin më të pastër të ngjyrës së kuqe në ekranet tona, ne përdorim vlerën RGB (255, 0, 0).

Vlera e Kuqe = 255 (d.m.th. kontributi maksimal i mundshëm i të kuqes në piksel).
Vlera e Gjelbër = 0 (d.m.th. kontributi minimal i mundshëm i ngjyrës së kaltër në piksel).
Vlera e Kaltër = 0 (d.m.th. kontributi minimal i mundshëm i ngjyrës së kaltër në piksel).
Në mënyrë të ngjashme, për shtypjen e versionit më të pastër të ngjyrës së gjelbër, ne përdorim kodin rgb (0, 255, 0), dhe për ngjyrën e kaltër më të pastër, ne përdorim rgb (0, 0, 255).

Për të shtypur ngjyrën e zezë, vendosim të gjitha vlerat e RGB në 0 (pasi ngjyra e zezë është mungesë e ngjyrave të tjera).

Për të shtypur ngjyrën e bardhë, vendosim të gjitha vlerat e RGB në 255 (pasi ngjyra e bardha është kombinimi i të gjitha ngjyrave).

Vlerat e ndërmjetme për RGB përdoren për të prodhuar pothuajse të gjitha ngjyrat që sytë tanë mund të shohin.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author