Disa javë më parë, Meta njoftoi për modelin e ri Ray-Ban Meta: syze dielli me kamera të integruara, altoparlantë dhe mikrofona për të gjitha nevojat tuaja të fshehta (edhe të përshtatshme) për kapjen e videove. Ray-Ban Meta përbëhet nga një kornizë Ray-Ban, lente të personalizueshme dhe shumë teknologji të vetë kompanisë Meta. Në secilin të ashtuquajtur “Tempull” në pjesët anësore të syzave është vendosur një altoparlant i vogël dhe një grup mikrofonësh. Ndërsa një touchpad me prekje në pjesën e jashtme të tempullit të majtë ju lejon të kontrolloni në heshtje volumin, të shkrepni një foto ose të filloni një video (megjithëse të dyja mund të bëhen gjithashtu duke thënë “Hej Meta” dhe duke lëshuar një komandë verbale).

Megjithëse tempulli i djathtë përmban një kamerë ultra të gjerë 12 megapikselë, e majta përfshin një LED simetrike rrethore që ndizet për t’u treguar të tjerëve që po regjistroni. Fshehja e kësaj dritë nuk është e shmangshme – madje edhe kur është e mbuluar, Ray-Ban Meta ndalon regjistrimin. Megjithëse kjo mund të mos mjaftojë për të ngushëlluar ata që e shohin Ray-Ban Meta si një tjetër menyrë për të shkelur privatësinë e të tjerëve, është të paktën diçka që u ofron siguri përdoruesve.

Çdo foto ose video që kapni me Ray-Ban Meta ruhet në hapësirën e brendshme 32 gigabajt të syzeve. Ju mund të përdorni telefonin tuaj për të importuar atë përmbajtje përmes aplikacionit Meta View, i cili duhet të çiftohet me syzet përpara përdorimit. Nga atje, është e jotja të bësh çfarë të duash. Fotot e shkrepura janë çuditërisht të qarta, duke i bërë ato “të përshtatshme për mediat sociale”. Dhe nëse mendoni se një kamerë e montuar në kokë do të ishte një problem në aspektin e stabilitetit gjatë xhirimit të videove, videoklipet po dalin mjaft të qëndrueshme përskaj pritshmërive. Se bashku me Rezolucioni 1080p të videos thuhet se në përgjithësi, është mjaft i mirë për përdoruesit që duan të transmetojnë momentet e tyre në mediat sociale. Audio nga altoparlantët të Ray-Ban Meta është “mjaft i mirë” dhe nuk ndëgjohet në mjedisin përreth nëse nuk është në volumin maksimal. Ndërsa vargu me pesë mikrofona të syzave janë edhe më të mira, duke kapur audio hapësinore të jashtëzakonshme edhe gjatë telefonatës.

Syzat Ray-Ban Meta ndizen automatikisht në vend që t’ju kërkojë të shtypni një buton të ndezjes. Syzet janë pak më të mëdha se një palë syzash tipike, por ato nuk janë të rënda, edhe mund të përdorën për kohë të gjatë. Ndërsa edhe pse kutia e tyre e karikimit me wireless është pak e ngathët dhe e madhe, kapaciteti i saj është i mjaftueshëm për të mundësuar përdorjen e tyre përgjatë një javë përdorimi “të moderuar”.

Ndryshe nga paraardhësi i tij, Ray-Bans përmban një procesor të hatashëm, Snapdragon AR1 Gen 1 për përpunim të avancuar të fotografive dhe videove, si dhe fuqi të mjaftueshme kompjuterike për të mbështetur përdorimin e intelegjencës artificiale për urdhëra verbal dhe tjera mundësi të ngjashme. Mund t’i kërkoni të luaj një inçizim të caktuar, të ndërmarrë një veprim ose t’i përgjigjet një pyetjeje pa probleme. Sipas Zuckerberg, i cili theksoi në eventin Meta Connect 2023, se syzet së shpejti do të jenë në gjendje të bëjnë përkthime të gjuhës në kohë reale dhe njohjen e objekteve.

Çmimi Ray-Ban Meta fillon nga 299 dollarë, por çmimi rritet në varësi të kornizës ose lenteve që zgjidhni. Kornizat Wayfarer kanë atë formë katrore për të cilën njihet Ray-Ban, ndërsa kornizat Headliner kanë më shumë një formë të rrumbullakosur. Meta thotë se më shumë se 150 kombinime estetike janë në dispozicion, falë shtatë ngjyrave të kornizave dhe opsioneve të shumta të nuancës, recetës, veshjes dhe polarizimit të Ray-Ban.

Sa për të përmlbedhur atë që cekëm, më poshtë janë 7 mënyra se si syzet e reja janë të ndryshme nga ato të mëparshme:
  • Transmetim i drejtpërdrejtë: Përdoruesit mund të transmetojnë drejtpërdrejt nga syzet në Facebook ose Instagram. Ata gjithashtu mund t’i shohin komentet në pamje “preview”, ose të trokasin lehte dhe t’a mbajnë ashtu në prekje pjesën anësore të syzave për t’i dëgjuar me zë të lartë.
  • Meta AI: Një nga ndryshimet më të mëdha është integrimi i asistentit të bisedës Meta AI. Duke thënë “Hej Meta”, përdoruesit mund të angazhohen me Meta AI për të marrë informacion dhe për të kontrolluar veprimet e tij përmes urdhërave zërorë.
  • Rehati dhe kontroll: Meta thotë se ka ulur peshën e syzeve dhe ka dobësuar profilin e përgjithshëm – duke i bërë ato më të lehta dhe më të rehatshme. Ata janë të vlerësuar si IPX4 për rezistencë ndaj ujit dhe vijnë me tastierë prekjeje (touchpad) të përmirësuar si dhe kufje të shtuara ndërveprimi.
  • Audio i përmirësuar: Gjenerata e re e syzeve inteligjente nga Meta kanë altoparlantë të dizajnuar me porosi me bas të zgjeruar, volum maksimal më të lartë dhe audio të përmirësuar të drejtimit për shpërndarje të reduktuar të audios, si dhe përmirsin i dukshën në thirrje, zërime dhe podkaste. Ekziston një set i ri-projektuar me pesë mikrofona. Sipas kompanisë, konfigurimi i ri do të mundëson regjistrimin zhytës të audios, që do të thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje të kapin tingujt “saktësisht siç po i përjetojnë edhe vet me veshët e tyre – qoftë para jush, nga anët, nga pas dhe madje edhe lart”.
  • Kamera e përmirësuar: Syzet smartt Ray-Ban Meta kanë një kamerë të re ultra të gjerë 12 MP për cilësi të përmirësuar të fotografive dhe videove. Mund të regjistrojë video 1080p deri në 60 sekonda dhe përdoruesit mund të ndajnë drejtpërdrejt fotot me komandën verbale “dërgo një foto”.
  • Pjesët të mbrendshme krejtësishtë të reja: Syzet inteligjente Ray-Ban Meta janë të fuqizuara nga nga Platforma Qualcomm Snapdragon AR1 Gen 1 që pretendohet se mundëson përpunim fotografish dhe video me cilësi më të lartë dhe llogaritje shumë më të shpejtë.
  • Bateri e përmirsuar: Syzet inteligjente Ray-Ban Meta vijnë “me një kuti karikimi të ridizajnuar dhe elegante”, e cila mban deri në tetë karikim shtesë (për një total prej 36 orësh përdorimi). Thuhet se është më e hollë dhe më e vogël se gjenerata e mëparshme e syzeve.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author