Hyrje
Çfarë është Blockchain?
Blockchain, ndonjëherë referuar si Distributed Ledger Technology (DLT), e bën historinë e çdo pasurie dixhitale të pandryshueshme dhe transparente përmes përdorimit të decentralizimit dhe heshimit kriptografik.
Një analogji e thjeshtë për të kuptuar teknologjinë e blockchainit është një Google Document. Kur krijojmë një dokument dhe e ndajmë me një grup njerëzish, dokumenti shpërndahet në vend që të kopjohet ose transferohet. Kjo krijon një zinxhir të shpërndarjes së decentralizuar që i jep të gjithëve qasje në dokument në të njëjtën kohë. Askush nuk është i mbyllur në pritje të ndryshimeve nga një palë tjetër, ndërsa të gjitha modifikimet në dokument po regjistrohen në kohë reale, duke i bërë ndryshimet plotësisht transparente.
Blockchain është një teknologji veçanërisht premtuese dhe revolucionare, sepse ndihmon në zvogëlimin e rrezikut, eliminon mashtrimet dhe sjell transparencë në një mënyrë të shkallëzuar për përdorime të panumërta.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK