Ndotja e ajrit atmosferik me gazra të ndryshëm (siç janë: dyoksid karboni dhe monoksid karboni të cilët krijohen nga djegia e derivateve në makina dhe fabrika) shkaktojnë shumë sëmundje të zemrës, duke filluar nga ndezja kronike e mushkërive e deri te karcinomi i fytit dhe mushkërive. Sa i përket  gazrave që përmbajnë avuj të plumbit, edhe ato kanë ndikim të dëmshëm na mushkri dhe nerva të organizmit, sidomos në nervin e dëgjimit.

Hulumtimet më të reja dëshmojnë që mungesa e oksigjenit është një faktor shumë i rëndësishëm në shfaqjen e karcinomit.

Secila stinë e vitit sjell sëmundje të caktuara, ndërsa i largon të tjerat. Kështu  p.sh.: vera nxitë përhapjen e verdhëzës (bartet përmes mizës së shtëpish e cila e bartë virusin e kësaj sëmundjeje në qimet e këmbëve dhe kësisoj e ndot ushqimin) ndërsa shëron sëmundjet e dimrit.

  • Ajri i ftohtë e forcon organizmin, përmirëson tretjen, ndërsa ajrii nxehtë ka efekt të kundërt, dhe me ndryshimet klimatike ndodhin epidemitë.
  • Ushqimi dhe pija nëse janë të ngrohta në organizëm shkaktojnë tem peraturë (zjarrmi), ndërsa kanë efekt të kundërt kur janë të ftohta;
  • Aktiviteti trupor dhe pushimi, aktiviteti në trup shkakton ngrohjen ndërsa pushimi ka efekt të kundërt;
  • Aktivitetet psikike, siç janë gëzimi, brenga, pikëllimi, turpi. Këto gjendje ndodhin me aktivitet psikik qoftë brenda organizmit qoftë jashtë tij,
  • Gjumi dhe qëndrimi zgjuar, gjumi e ngroh brendësinë ndërsa e ftoh jashtësinë e organizmit, prandaj atij që fle i nevojitet mbulesë, ndërsa gjendja e zgjuar ka efekt të kundërt. Gjumi konsiderohet pushim për shpirtin nga beteja me jetën e ashpër, dhe atëherë njeriu dorëzon armët e veta, qoftë me vullnet apo me dhunë, dhe i dorëzohet periudhës së qetësisë së sigurt. Gjumi i është i nevojshëm organizmit ashtu siçi nevojiten ushqimi dhe pijet. Gjumi është kohë pushimi për nervat e shtrënguara dhe trurin e ngarkuar nga detyrimet e ndryshme jetësore dhe vështirësitë. Në gjumë truri e ripërtërin orarin e vet për detyrimet e ardhshme, dhe ripërtërihet zhvillimi dhe përpunimi i proceseve kimike që ndodhin në organizëm. Në gjumë muskujt e molepsur pushojnë dhe përgatiten për periudhën e ardhshme të përpjekjeve dhe peshave. Gjumi i pamjaftueshëm e paaftëson fuqinë e të gjykuarit, provokon lodhje dhe ngarkesë të nervave. Numri i orëve të domosdoshme për gjumë varet nga mosha, kësisoj fëmijës i nevojiten më shumë orë gjumë se sa personit të rritur, e personit të rritur më shumë se sa plakut. Sa më i thellë të jetë gjumi organizmi ka më shumë dobi. Me fjalë të tjera, gjumi i thellë dhe periudha më e shkurtër e gjumit janë më të mirë se gjumi që është i gjatë e sipërfaqësor, sidomos kur është fjala për zhurmën e madhe;
  • Zbrazja dhe kapsllëku, maturia në këtë është e dobishme dhe e mbron shëndetin.

 

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author