Palca kurrizore (medulla spinalis) gjendet në zbrazëtirën qendrore të shtyllës kurrizore. Në këtë mënyrë është i mbrojtur nga dridhjet gjatë ecjes, si dhe nga lëndimet me mbështjellës ashtërore të cilin e ndërtojnë unazat (vertebrat) kurrizore. Mbrojtje shtesë palcës kurrizore i japin mbështjellësit e trurit (meningjet), si dhe lëngu i trurit (likvor) i cili gjendet midis mbështjellësve dhe vetë palcës kurrizore. Shikuar nga jashtë, ky është një shirit i gjatë rreth 50 centimetrash që përfundon me një konstrukt penjëzor.

Në një prerje të tërthortë, palca kurrizore ndërtohet prej dy pjesësh:

– Substanca e bardhë e cila përbëhet nga aksonet e përmendura të neuroneve qendrore dhe periferike, respektivisht rrugëve nervore të palcës kurrizore.

– Substanca gri (e përhime) e cila gjendet në qendrën e palcës kurrizore. Kjo ka formë të fl uturës me krahë të hapur. Në të dallojmë tre pjesë të cilat i quajmë brinja nga të cilat dalin fi brat nervore përkatëse:

– Brinja e parme ku janë të vendosura neuronet motorike periferike, të cilat japin fi bra nervore motorike. Impulset të cilat barten përmes këtyre qimeve shkaktojnë lëvizje muskulore refl ekse.

– Brinja e mesme e cila jep fi bra nervore vegjetative të cilat hyjnë në përbërje të sistemit nervor vegjetativ.

– Brinja e pasme e cila jep fi bra nervore sensitive. Përmes këtyre fibrave nervore udhëtojnë impulset e periferisë (ku gjenden receptorë të ndryshëm, rruazat e gjakut të cilat i pranojnë ndjenjat) në qendër, respektivisht në palcën kurrizore.

Prej palcës kurrizore dalin nervat kurrizorë. Në këto ka fibra sensitive dhe motorike, kurse në disa prej tyre ka edhe fibra vegjetative. Aktiviteti i palcës kurrizore shihet më së mirë përmes reflekseve. Reflekset janë reaksione të organizmit të ndjenjave të ndryshme (të jashtme dhe të brendshme). Këto reaksione zhvillohen pa pjesëmarrjen e dëshirës sonë, andaj i quajmë edhe reflekse të pakushtëzuara. Refleks është reaksioni i ngushtimit të bebes së syrit kur syri do të ndriçohet me dritë të fortë: bebja e ngushtuar e syrit e zvogëlon sasinë e dritës e cila hyn në sy.

Refleks është edhe skuqja e fytyrës kur përnjëherë turpërohemi apo hidhërohemi. Kështu mundemi ta sqarojmë edhe tërheqjen reflekse të dorës kur prekim ndonjë lëndë të nxehtë apo të fortë.

About Author