Është fakt se disa njerëz kanë më shumë gjasa të vuajnë më lehtë nga dhimbja dhe ta ndjejnë më pak se të tjerët. Dhimbja është shkaku më i zakonshëm për njerëzit që kërkojnë ndihmë mjekësore. Në rrethana normale, dhimbja sinjalizon dëmtime, dhe reagimi i natyrshëm është mbrojtja dhe shërimi, që dhimbja të ndalet krejtësisht.
Njerëzit ndryshojnë jo vetëm në aftësitë e tyre, por edhe në tolerancën dhe reagimin ndaj dhimbjes, dhe arsyeja për këtë janë të njëjtit faktorë – psikosocial, gjenetik, mjedisi – që përcaktojnë shëndetin tonë, por ndikojnë edhe në ndjeshmërinë e dhimbjes.
Pra, përveç gjeneve që luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këtë, gjendja mendore dhe fizike e njerëzve, përvojat e tyre të mëparshme – të dhimbshme, traumatike – por edhe nga mjedisi, mund të varet edhe reagimi i dhimbjes.
Jo të gjitha gjenet për dhimbje janë të njëjta
Ekzistojnë shumë njohuri për numrin dhe vendndodhjen e gjeneve që gjenden në ADN, të identifikuar me miliona variacione të vogla në këto gjene, disa prej të cilave kanë efekte të njohura, e disa jo. Këto ndryshime mund të ndodhen në forma të ndryshme, por më e rëndësishmja është ndryshimi i polimorfizmit nukleotid ose shkurt i SNPs. Ka rreth 10 milionë SNP të njohura në gjenet e njeriut, dhe kombinimi i SNPve e bën ADN-në unike.
Dëshmi të shumta tregojnë se dhjetëra gjene dhe variacione të ndryshme përcaktojnë ndjeshmërinë ndaj dhimbjes dhe si analgjetikët mund të ndihmojë në uljen e dhimbjeve dhe rrezikun e zhvillimit të dhimbjeve kronike.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK