Pesë nga dhjetë fëmijë të shkollës fillore vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Faji sipas ekspertëve, është ngarkesa e librave dhe fletorëve. Cingëron zilja, dhe me të bashkë edhe alarmi për shëndetin e fëmijëve tanë, dhe si çdo vit mjekët paralajmërojnë shumë për këtë dukuri …
Shoqata Italiane për Ortopedi dhe Traumatologji (Siot) ka bërë kërkime dhe hulumtime duke sjellur statistika alarmante. Specialistët tregojn se 50% të fëmijëve të cilët frekuentojnë shkollën fillore vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Dyfish, krahasuar me prindërit e tyre kur kanë qenë moshën në e tyre.
Thotë Paolo Cherubino (president i Siot):
Pikërisht prej moshës 6-të dhe 10-të vjeçare, është periudha më e rëndësishme për zhvillimin e muskujve skeletorë prej të cilëve pjesa e shpinës është nga më delikatët. Për problemin para së gjithash, duhët të kemi kujdes që të mos ngarkohen shumë çantat shkollore, dhe preferohen ata çanta me një shpinë të mbushur por të ngurtë dhe me rripa të butë rreth shpatullave. Pesha e çantës nuk duhët të tejkaloj 10-15% të peshës trupore të fëmijës. Ndërsa zgidhja më e mirë ëshë përdorimi i çantave me rrota, të cilat mund të tërhiqen zvarrë.
Poashtu edhe qëndrimi është i rëndësishëm: të kaloni orë të tëra në një tavolinë me kurrizin e lakuar shkakton një larmi problemesh shqetësuese. Shumë fëmijë dhe adoleshentë sot kalojnë orë të tëra ulur para ekrani me një pozicion jo të përshtatshëm për shpinën, shton eksperti. Për ti shmangur problemet e shpinës, sporti duhët të jetë thelbësor në jetën e çdokujt (së paku një herë në javë). Kjo do të ndihmoj forcimin e muskujve të shpinës të cilët me lehtësi do të perballën me peshën e çantës dhe me të, do të arrihet edhe parandalimi i shumë sëmundjeve të shpinës apo të deformimit të boshtit kurrizor.
PËRGATITI DHE PËRSHTATI:
WWW:STUDENTET.MK