Nëse jeni duke kërkuar për një ndryshim në karrierë, apo dëshironi të provoni thjesht një sfidë të re në jetë, kjo mund të jetë koha juaj për të filluar të kodoni. Nëse jeni të interesuar, por nuk dini si të filloni një gjë të tillë, ju jeni në vendin e duhur për t’i marrë informatat e nevojshme.

Më poshtë do të flasim për pesë gjuhët më të njohura programore që duhet t’i konsideroni për t’i mësuar këtë vit.

Python

Python konsiderohet si gjuha e kodimit më e mirë-rrumbullaksuar, dhe përdoret për të krijuar një gamë të gjerë të aplikacioneve në Internet, siç janë YouTube, Instagram dhe shumë aplikacione tjera të njohura. Python gjithashtu ka një komunitet të madh zhvilluesish dhe është i lehtë për t’u përdorur, do të thotë se është një vend i shkëlqyeshëm për të filluar. Ai përqendrohet në lexueshmërinë e kodeve dhe ka mbështetje të shkëlqyeshme të bibliotekës, duke e bërë atë një mundësi të mirë si pikënisje për projektin tuaj të ardhshëm, ose për të shkallëzuar aplikacione të mëdha.

JavaScript

JavaScript përdororet zakonisht për të krijuar pjesën e përparme (front-end) të aplikacioneve në internet (në krahasim me mjetet e pasme ose back-end të cilat fuqizojnë ato aplikacione). Përdoret zakonisht në elementet përgjegjëse të uebit, pra nëse klikoni në një buton në një faqe në internet për të hapur një formë, JavaScript me siguri fuqizon atë që ndodh më pas. JavaScript është ndoshta gjuha e kodimit më e popullarizuar në këtë listë, dhe është gjithashtu një nga më të lehtat për tu mësuar.

Java

Java shpesh përdoret për zhvillimin e pjesës së pasme (back-end), dhe përdoret zakonisht për zhvillimin e Android-it. Ndoshta është më e vështirë për t’u mësuar se disa nga të tjerët në këtë listë, por përdorimi i gjerë dhe shkathtësia e saj e bëjnë atë një zgjedhje solide nëse dëshiron të futesh në aplikacione ose zhvillim në back-end.

C / C ++

C dhe C++ kanë qenë rreth e rrotull për një kohë të gjatë, që do të thotë se ekziston një varg burimesh për të mësuar se si të kodoni në to. C është një gjuhë me qëllim të përgjithshëm të kodit, ndërsa C++ është një shtesë e origjinalit të C-së, por natyrisht me ndryshime dhe hapsira shumë më të mëdha. C++ poashtu është një nga gjuhët themelore të programimit, veçanërisht nëse doni të programoni për sistemet operative ose menaxhimin e skedarëve. Është pak e vështirë për t’u mësuar, por gjithmonë ka punë për programuesit që dinë C dhe C++.

Ku të mësoni të kodoni

Ka shumë vende të shkëlqyera që ofrojnë kurse se si të kodoni, për shembull, GitHub ka një FreeCodeCamp ku mund të mësoni të kodoni falas, Codecademy ofron mundësi falas dhe me pagesë për një larmi gjuhësh programimi, Coursera siguron qasje në kurse të nivelit universitar të ligjeruara nga profesorë të ndryshëm, dhe shumë vende të tjera.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author