Operatorët Aritmetikë
Operatorët aritmetik performojnë operacione aritmetike me variablat.
Për shembull:
var x = 100 + 15;document.write(x);// Output115
Shumës mund t’i shtohen sa variabla të jetë e nevojshme.
var x = 100;var y = x + 1+ 4 + 200;document.write(y);//Output305
Njëashtu me Javascript mund të kryhen të gjitha operacionet matematikore siç janë : zbritja, shumëzimi, pjestimi apo moduli(mbetja).
Inkrementimi dhe dekrementimi
Inkrementimi ++
Operatori i inkrementimit rrit vlerën e operatorit me 1. Nese vendoset pas operandit, kthen vlerën origjinale më pas inkrementon operandin
Dekrementimi–
Operatori i dekrementimit zbret vlerën e operatorit me 1. Nese vendoset pas operandit, kthen vlerën origjinale më pas dekrementon operandin
Operatorët e dhënies së vlerave
Operatorët e krahasimit
Operatorët e krahasimit bëjnë krahasimin midis dy operandeve dhe kthejnë vlerën true ose false.
Operatorët logjik ose boolean
Operatorët logjik, gjithashtu të njohur si operatorët Boolean, vlerësojnë shprehjen dhe kthejnë true ose false.
Tabela e më poshtme shpjegon operatorët logjik (AND, OR, NOT).
Operatorët e stringjeve
Operatori më i përdorshëm për stringjet është bashkimi, me anë të shenjës së +.
Bashkimi mund të përdoret për ndërtimin e stringjeve duke bashkuar bashkë shumë stringje.
Shembulli i mëposhtëm i deklaron dhe i inacializon variablat më pas i inacializon ato:
var string1 = “Une po mesoj “;var string 2 = “Javascript.”;document.write(string1 + string2);//Outpup:Une po mesoj Javascript.
Përktheu dhe përmblodhi
STUDENTET.MK
.