Kushtëzimet
Kushti If
Shpesh kur shkruajmë kod, ne duam të performojmë veprime të ndryshme bazuar në kushte të ndryshme.
Ju mund ta bëni këtë duke përdorur thëniet kushtëzuese në kodin tuaj.
Përdorni if për specifikimin e një blloku kodi që do të ekzekutohet nëse një kusht specific do të jetë i vërtetë.
if (kushti) {instruksione}
Instruksionet do të ekzekutohen vetëm nëse kushti do të jetë i vërtetë.
Shembull:
var numri1 = 8;var numri2 = 100;if (numri1 < numri2) {alert(“JavaScript është e thjeshtë për t’u mësuar.”);}
Përdorimi i else
var numri1 = 5;var numri2 = 100;if (numri1 > numri2) {alert(“Ky është kushti parë”);}else {alert(“Ky është kushti dytë”);}
For Loop
Loops – Ciklet
Ciklet mund të ekzekutojnë një bllok kodi disa herë.
JavaScript ka tre lloje ciklesh: for, while dhe do while.
Cikli for
Sintaksa:
for (instruksioni1; instruksioni2; instruksioni3) {
blloku i kodit që do të ekzekutohet;
}
Instruksioni1 ekzekutohet para se të fillojë cikli.Instruksioni2 përcakton kushtin e ekzekutimit të ciklitInstruksioni3 ekzekutohet gjithmonë pasi cikli të jetë ekzekutuar një herë.
Pra, cikli for ka tre instruksione ose parametra.
Marrim në studim shembullin e më poshtëm:
Krijimi i një cikli for i cili printon të gjithë numrat nga 1 deri në 10.
for (i=1; i<=10; i++) {document.write(i + “<br />”);}
Në këtë shembull,
Instruksioni1 i jep vlerë variablës para se të fillojë ekzekutimi i ciklit (var i = 1).
Instruksioni2 përcakton kushtin e ekzekutimit të ciklit.
Instruksioni3 rrit vlerën e variablës sa herë që ekzekutohet blloku i kodit.
Instruksioni1 është opsional, për shembull:
vari = 1;for (; i<=10; i++) {document.write(i + “<br />”);}
Gjithashtu, mund të inicializohen më shumë se një vlerë duke përdorur presje për t’i ndarë.
Përktheu dhe përmblodhi
STUDENTET.MK