Çmimi Nobel në Shkenca Ekonomike për vitin 2023 iu dha amerikanes Klaudia Goldini.
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur t’i japë Klaudia Goldinit cmimin Sveriges Riksbank 2023 në Shkencat Ekonomike për “dhënien e një kuptimi më të thellë të faktorëve që ndikojnë në mundësitë e grave në tregun e punës dhe sa kërkohet puna e tyre”.
“Fakti që zgjedhjet e grave shpesh kufizohen nga martesa dhe kujdesi për familjen, familja është në qendër të analizave dhe modeleve të saj shpjeguese. Studimet e Goldin na mësuan gjithashtu se ndryshimi kërkon kohë, sepse zgjedhjet që ndikojnë në karrierë bazohen në pritshmëri që më vonë mund të rezultojnë të rreme. Gjetjet e saj shtrihen shumë përtej Shteteve të Bashkuara dhe modele të ngjashme janë vërejtur në shumë vende të tjera. “Hulumtimi i saj na jep një kuptim më të mirë të tregut të punës dje, sot dhe nesër”, thuhet në deklaratën në Twitter.
Goldin është gruaja e tretë që fiton Çmimin Nobel në Ekonomi.
Ajo ka lindur më 14 maj 1946 në Nju Jork dhe jep mësime për ekonomi në Harvard. Ajo është e angazhuar në një fushë të gjerë kërkimi, duke përfshirë fuqinë punëtore femërore, hendekun gjinor të pagave, pabarazinë në të ardhura, ndryshimet teknologjike, arsimin dhe emigracionin.
Vitin e kaluar, çmimi Nobel në Ekonomi shkoi për ish-guvernatorin e Rezervës Federale të SHBA, Ben Bernanke dhe dy ekonomistë, Daglas Diamond dhe Filip Dibvig, për punën e tyre në fillim të viteve 1980 që siguruan bazën për një kuptim modern se përse nevojiten bankat.
Përmblodhi dhe përshtati:
studentet.mk