Përgjigjja: Mungesa e gjërave të përsosura në univers, (sipas fjalëve të një ateisti) nuk e mohon ekzistencën e përsosurisë. Megjithatë, duke thënë këtë, ateisti në të vërtetë e konfirmon se ka përsosuri në univers. Nëse nuk do të kishte përsosuri në radhë të parë, ai nuk do të ishte në gjendje të kuptonte ekzistencën e papërsosurisë.

Si mund të flitet për një defekt në një krijim, në një botë ku mungon krijimi?

Sa i përket asaj që ata e përshkruajnë si të papërsosur, kjo është me të vërtetë mungesë njohurie ose dështim për të perceptuar mençurinë e gjërave. Besimtarët nuk pretendojnë se universi është tepër i përsosur për të pasur ngjarje katastrofike, por ata thonë se universi është krijuar në mënyrë të përsosur, kështu që asgjë nuk ndodh në të pa ndonjë qëllim.

Qëndrimi i një ateisti është i ngjashëm me ata që mohojnë zotërimin e anijes kozmike, sepse ka një sasi të madhe nafte në të, që mund ta bëjnë të shpërthejë në çdo çast.

Bota nuk është krijuar për të qenë e përjetshme ose e përhershme, e as ne jemi krijuar për të qenë zota. Ne jemi krijuar për t’u testuar me të mirën dhe të keqen.

”Çdo njeri do ta shijojë vdekjen! Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni.” 

[Surja el-Enbija: 35] 

E mira, e keqja dhe të gjitha sprovat rrotullohen brenda kornizës së urtësisë dhe vullnetit hyjnor.

Dr. Hejthem Talat

Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK

About Author