Hulumtimet më të reja shkencore kanë zbuluar se pirja e një filxhani kafe të huaj me ushqim sjell deri te nxjerrja e zvogëluar e hekurit nga p.sh., hamburgeri për 39%. Rekomandohet që kafeja ose çaji të shtyhen për një ose dy orë pas konsumimit të ushqimit.
Për çdo rast, konsumimi i kafes dhe çajit me masë duke mos e tepruar te njerëzit e thjeshtë nuk ka pasoja të dëmshme. Përkundrazi, në disa raste është e dobishme dhe e pranueshme. Mirëpo, konsumimi i tepruar i këtyre pijeve te disa njerëz mund të ketë pasoja negative.
Dr. Vartmani nga Instituti i Masaçusest në Amerikë thotë:
”Të pish kafe pas asaj të mëngjesit d.m.th., gjatë ditës është të konsumosh pa të drejtë kombinime kimike plotësuese në trup. Kjo është sikur njeriu që dëshiron makina t’i ecë sa më shpejtë dhe ndalet në çdo pompë të benzinës për ta mbushur rezervuarin i cili në realitet është i mbushur plot me benzinë. Megjithatë, pirja e filxhanit të dytë të kafes pas darke mund ta gjallërojë trurin për gjashtë orë plotësuese.”
Nuk është e preferuar që çaji të vlojë. Kjo sjellë deri te nxjerrja e materieve të hidhëta. Këto janë materie të padëshirueshme që shkaktojnë kapsllëk (shtërzim barku) dhe e pengojnë procesin e tretjes dhe absorbimit (thithjes).
Për t’u mënjanuar deri në një masë materiet që shkaktojnë kapsllëk, çajit duhet t’i shtohet limon ose qumësht, ashtu që kombinimi i proteinave nga këto shtesa me idhëtinën nga çaji të formojnë materie shkrirëse që të mund të absorbohet më me vështirësi.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK