Një dhimbje e papritur në gjirin tuaj është gjithmonë e frikshme dhe tronditëse. Skenarët e rasteve më të tmerrshme ndoshta ju kalojnë në mendje, duke ju bërë të mendoni për kancer të gjirit, një sëmundje që diagnostikohet në qindra mijëra njerëz dhe ende është vdekjeprurëse. Kanceri i gjirit është shqetësues, dhe për aq sa ndërhyrjet mjekësore si mamografia, ultratingujt, biopsitë dhe testet gjenetike janë këtu për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjes, është ende e vështirë të mos shqetësoheni kur vëreni diçka si dhimbje gjiri.


“Gjëja më e rëndësishme për të ditur është se dhimbja e gjoksit është mjaft e zakonshme,” tha Dr. Marleen Meyers, një onkologe dhe drejtore e Programit të Mbijetesës së Qendrës së Kancerit Perlmutter në NYU Langone Health. “Në shumë raste, ajo nuk lidhet me ndonjë patologji të rëndësishme. Por gjithashtu nuk mund të thuash kurrë se dhimbja e gjirit nuk është rrjedhoj e prezencës të ndonjë kanceri”, shtoi Meyers.

Ekspertët thonë se ka lloje të ndryshme të dhimbjes së gjirit, dhe megjithëse nuk është kurrë një ide e mirë të injorosh shqetësimin, në disa raste duhet të ndërmirni një vizitë të menjëhershme te mjeku. Ja çfarë duhet të dini për llojet e ndryshme të dhimbjeve të gjirit dhe rekomandimet e mjekëve ndaj tyre.

Në përgjithësi, diskomforti që paraqitet në gjoks e që ndodh në të njëjtën kohë çdo muaj nuk është shumë shqetësues.

“Unë do të thoja se lloji më i zakonshëm i dhimbjes së gjirit lidhet me periudhën menstruale,” tha Meyers. “Kjo është ajo që hasim më shpesh në atë rast se gjatë marrjes së anamnezës pacientët na përgjigjen duke na rrëfyer që kanë shumë dhimbje gjoksi, e cila është ciklike, e cila tenton të ndodhë si një javë ose dy para periudhës menstruale.” Dhimbja që lidhet me menstruacionet nuk është e lokalizuar mirë dhe as akute apo e mprehtë, dhe gjithashtu mund të shoqërohet me ënjtje të gjirit, sipas Meyers.

Dhe në rastin e dhimbjeve të kësaj natyre, “zakonisht do të prekë të dy gjinjtë”, shtoi ajo.

Dhimbja e gjoksit mund të jetë shenjë e shtatzënisë.

Për shumë gra, dhimbja e gjoksit është një nga shenjat e para të shtatzënisë. Në fakt, një studim i vitit 2013 zbuloi se 76% e shtatzënave përjetuan dhimbje ose ndjeshmëri të gjoksit në tremujorin e tyre të parë. Sipas Verywell Health, kjo lloj dhimbjeje mund të shkaktojë të përjetuarit e një peshe në gjoksë , dhimbje ose ndjesi sikur shpim të gjirit, dhe thithkat zakonisht mund të jenë shumë më të ndjeshme.

Kafeina gjithashtu mund të kontribuojë në dhimbjen e gjoksit.

“Kafeina mund të jetë një prej shkaktarëve për dhimbjen e gjirit tek shumë gra – kështu që, ka gra që janë thjesht shumë të ndjeshme ndaj kafeinës”, tha Dr. Regina Hampton, një kirurge gjiri në zonën e Uashingtonit, D.C. Kjo do të thotë se kafeja, çajrat me kafeinë, pijet e gazuara dhe pijet energjike mund të jenë të gjitha një arsye për ndjeshmërinë e gjoksit tek njerëzit në përgjithësi, sipas Hampton.

“Zakonisht, për të provuar ta kuptojmë këtë, ne i bëjmë ata të bëjnë një provë ose të reduktojnë kafeinën ose ta eliminojnë atë krejtësisht,” tha ajo. Kufizimi i marrjes së kafeinës (ose shmangia e plotë e saj) mund të lehtësojë këtë lloj dhimbjeje.

Dhimbja që nuk shoqërohet me këta faktorë është për tu shqetësuar.

Ekspertët thonë se dhimbja e cila në të shfaqurit është e rastësishme është shumë më shqetësuese. Nëse nuk është në ndërlidhet fare me ciklin tuaj menstrual, shtatzëninë ose kafeinën, atëherë duhet t’i kushtoni vëmendje.

Kjo lloj dhimbje mund të jetë më e mprehtë, tha Meyers. Pra, ka të ngjarë të jetë më intenzive sesa butësia e dhimbjes ciklike dhe mund të jetë gjithashtu më këmbëngulëse. “Mund të jetë konstante ose mund të jetë me ndërprerje,” shtoi ajo.

Përveç kësaj, nëse është një dhimbje në vetëm njërin gji që zgjat për javë të tëra, duhet të shihni një mjek patjetër.

Dhimbja e gjirit që përputhet me faktorë si menstruacionet zakonisht ndodh në të dy gjinjtë.
“Shpesh, dhimbja më shqetësuese e gjirit do të ishte nëse lokalizohet në njërin gji dhe jo në të dy gjinjtë,” shpjegoi Meyers. Konkretisht, nëse dhimbja shfaqet në të njëjtin vend në njërin gji dhe vëreni një gungë, trashësi ose mbushje, duhet menjëherë të shkoni te mjeku, tha ajo.

Një tipar tjetër shqetësues i dhimbjes së gjirit është nëse zgjat më shumë se disa javë, vuri në dukje Meyers – veçanërisht kur përkeqësohet me kalimin e kohës. Kjo do të ishte një arsye tjetër për të drejturar në kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Dhimbja që nuk është e zakonshme me atë dhimbje që jeni mësuar, gjithashtu duhet të merrë parasysh.

Ju e njihni trupin tuaj më së miri, kështu që me siguri e dini kur diçka nuk është në rregull. Hampton tha se është e rëndësishme që njerëzit të dëgjojnë atë që ju thotë trupi i tyre. “Për sa i përket dhimbjes që duhet kontrolluar themi se do të ishte çdo dhimbje që nuk është e zakonshme nga ajo që ata jani mësuar të përjetoni,” tha ajo. Mjeku juaj mund të organizojë një mamografi ose ultratinguj për të mësuar më shumë rreth asaj që po ndodh.

Duke ekzaminuar rregullisht gjoksin, mund ta njihni edhe më mirë trupin tuaj. “Unë jam ende një përkrahës i madh i grave që bëjnë vetë-ekzaminimin e gjirit, unë mendoj se jetojmë me veten çdo ditë, ne i jetojmë me gjinjtë tanë çdo ditë … ndërsa nuk e shohim mjekun tonë çdo ditë. Pra, është e rëndësishme të jeni në gjendje të kontrolloni ato për ndryshime.” tha Hamtpon.

Në përgjithësi, merrni seriozisht dhimbjen e gjoksit, por mos u frikësoni.

“Shumica e kancereve të gjirit nuk shfaqen me dhimbje, prandaj keni parasysh edhe ndryshimet në butësin e gjirit tuaj” tha Hampton. Por edhe pse dhimbja e gjoksit nuk është zakonisht një shenjë e kancerit, kjo nuk do të thotë që ju duhet ta përjashtoni plotësishtë atë. “Edhe pse nuk është një nga shenjat më të zakonshme të kancerit të gjirit, ai gjithashtu nuk mund të injorohet”, tha Meyers.

Me fjalë të tjera, nëse keni ndonjë dhimbje gjoksi, është e rëndësishme të njoftoni mjekun tuaj në mënyrë që të përcaktojë planin më të mirë të veprimit. Edhe nëse dhimbja duket të jetë e lidhur me menstruacionet tuaja, është ende një ide e mirë që ta tregoni atë me mjekun tuaj në mënyrë që ata të jenë të vetëdijshëm. Në këtë mënyrë, ata ose mund të ndihmojnë me zgjidhjet e mundshme (si më pak kafeinë) ose t’ju përgatisin për çdo testim të nevojshëm.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author