Përfaqësimi i vlerave numerike me bazë 2
Vlerat numerike paraqiten në sistemet tona kompjuterike sipas sistemit të numrave me bazë 2. Numrat normal që ne përdorim në jetën e përditshme është sistemi i numrave me bazë 10. Për shembull, numri 135 na jep një vlerë prej njëqind e tridhjetë e pesë.

Siç mund ta shohim nga fotografia më lartë, secila shifër që fillon nga ana e djathtë shumëzohet me rritjen e fuqive prej 10, duke filluar me (10 ^ 0 = 1), pastaj (10 ^ 1 = 10) dhe në fund (10 ^ 2 = 100), sa më shumë shifrat, aq më shumë vazhdimi i fuqive të 10. Kjo është arsyeja pse ky sistem numrash quhet sistemi i numrave me bazë 10.
Sistemi i numrave me bazë 2 funksionon në të njëjtën mënyrë, përveç që ne shumëzojmë çdo bit (një “shifër” binare) me fuqi të njëpasnjëshme prej 2. Si shembull, le të marrim numrin me bazë 2 1011 dhe të shohim se çfarë numri me bazë 10 përfaqëson.

Siç mund ta shohim, numri binar 1011 është ekuivalent me numrin njëmbëdhjetë (11) me bazë 10.
Sigurisht, mënyra se si grupohen numrat binarë shumë ka rëndësi. Ne e dimë që 1011 përfaqëson numrin 11 me bazë 10. Por, çka nëse do të gruponim të njëjtën seri bitësh si 10 11? A janë ata dy numra të ndryshëm 10 dhe 11? Apo janë një numër i vetëm 1011?
Kjo na tregon rëndësinë e mënyrës se si i grupojmë numrat tanë. Dhe në kompjuter, numrat janë grupuar në shumë mënyra të ndryshme. Për shembull, lloji i të dhënave integer në C ++ ruan një numër të vetëm në një seri prej 32 numrash binarë. Pra, numri me bazë 10 përfaqësohet nga një seri prej 32 zerove, ndërsa numri 1 përfaqësohet nga 1 paraprirë nga 31 zero në të majtë të tij.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK