Opservimi është një nga detyrat kryesore të motrës medicinale në kujdesin ndaj të sëmurit dhe paraqet hetim të simptomave dukëse. Me këtë metodë janë shërbyer edhe mjekët më të vjetër, gjatë caktimit të diagnozës. Përshkrimet e dukjes së të sëmurëve me parotid, abdomen akut, facies hipocratica, përdoren edhe diten e sotit.
Më vonë përveç observimit filluan të përdoren edhe metoda të tjera si palpacioni, perkusioni, auskultimi, analiza të ndryshme laboratorike, klinike dhe roentgen, kurse sot përdoren edhe tomografia kompjuterike dhe metoda e ultrazërit. Por, pavarësisht nga diagnoza, opservimi e ka akoma rendësin e tij të posaçme.
Motra medicinale është e detyruar që ti opservojë të sëmurët qysh nga kontakti i parë dhe gjatë mjekimit spitalor, sidomos të sëmurët më të rëndë. Simptomat mund të paraqiten gradualisht, por edhe përnjëherë, e me këtë ta keqësojnë gjendjen e të sëmurit. Ato janë rezultat I gjendjeve të ndryshme patologjike në organizëm. Që motra medicinale të mund ti dallojë simptomat, nevojiten njohuri solide mjekësore, eksperiencë pune dhe aftësi për njohje të simptomave.
Gjatë secilës punë rreth të sëmurit, si kujdesit ndaj tij, gjatë dhënies së terapisë, të ushqyerit ose gjatë marrjes së materialit diagnostik, motra medicinale ka për detyrë ta mbikëqyr pacientin dhe para kohe ta njoftojë mjekun nëse paraqiten simptome të caktuara.
Në opservimin e të sëmurit përfshihen:
– simptomet objektive dhe
– simptomet subjektive.
Simptomat objektive janë ato të cilat mund të vërtetohen me shqisat e të pamurit dhe të dëgjuarit. Subjektive janë ato simptome të cilat I ndjejnë pacientët, e pastaj ua shprehin personave shëndetësorë.
SIMPTOMAT OBJEKTIVE
Në simptomat objektive hynë:
1. pamja e jashtme e të sëmurit;
2. shenjat vitale (temperatura trupore, pulsi, frymëmarrja dhe shtypja e gjakut);
3. pozitat e detyrueshme në krevat;
4. opservimi i tajimeve.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK