Shtatori po afrohet, pandemia nuk po largohet, virusi po përparon e arsimi po dështon.
Nëse nuk mund të freskohemi vetëm duke e parë detin nga laptopi, e as të ngopemi vetëm duke parë ushqimin nga televizioni, atëherë si mundet arsimimi virtual të jetë vital?
Të mashtrojmë të tjerët është jo etike, të mashtrojmë vetveten është idiotike, pandemia nuk kalon, koha kalon, arsimimi degradon, sepse nga arsimimi online mësimi mbetet offline.
Jemi të vetëdijshëm për rëndësin e shëndetit fizik, mirëpo duke ruajtur shëndetin fizik pa vetëdije po e rrezikojmë atë psiqik.
Kujdes po, masat të respektohen, por nxënësit dhe studentët të zgjohen e mos të dorëzohen, të kërkojnë atë që u takon kthimi në bankat shkollore e në hapësirat universitare është i patjetersueshëm, cdo vones dëmton e cdo heshtje nuk ndihmon.
Bashkërisht të kërkojmë arsimimim adekuat dhe të barabartë për të gjithë, profesional dhe efektiv, e kjo arrihet vetëm me mësim konvencional.
Nëse në fushatën parazgjedhore, ditën e zgjedhjeve, pushimet verore, dasmat madheshtore, nuk u frikësuat nga virusi, ju po pasqyroni atë se për gjithcka mund të tubohet vetëm për kthim në shkolla virusi aktivizohet.
Nëse në ligjerata online të zë gjumi, „interneti dobësohet“ rrjedhimisht kamera ndalohet, gjumi vazhdon profesori kot shpjegon.
Ruaj shëndetin fizik, mendo për shëndetin psiqik!
Shkruan: Abedin Ismaili
WWW.STUDENTET.MK