Një nga teknikat kryesore të kirurgjisë plastike është edhe transplanti i lëkurës, ku lëkura e shëndetshme nga një zonë e paprekur e trupit hiqet dhe përdoret për të zëvendësuar lëkurën e humbur ose të dëmtuar.
Sigurisht, nuk është aq e lehtë sa të pritet dhe ngjitet. Graftet (transplantet) e lëkurës mund të refuzohen, veçanërisht nëse një pacient pi duhan ose ka probleme të qarkullimit të gjakut që ndikojnë në zonën e transplantit. Nëse kjo ndodh, ata mund të kenë nevojë për një transplant të dytë të lëkurës, duke krijuar plagë të tjera në trupin e tyre, kurse metoda e printimi 3D mund të ofrojë një alternativë.
Një ekip studiuesish që i përkasin Universitetit “Carlos III de Madrid” dhe “Qendra për Energji, Kërkime Mjedisore dhe Teknologjike”, në bashkëpunim me firmën “BioDan Group” kanë krijuar një prototip për një printer 3D që do të ishte në gjendje të printonte lëkurën e njeriut që mund të përdoret për qëllime kozmetike, kimike ose farmakologjike. Për të krijuar lëkurën, printerët përdorin injektorë me përbërës biologjikë.Një kompjuter monitoron sasinë e lidhjeve bio që do të përdoren dhe sesi do të vendosen në një shtrat të printuar për të prodhuar lëkurë.

Printer 3D për prodhimin e lëkurës








Studiuesit deklarojnë se ekzistojnë dy mënyra për të prodhuar lëkurën:
(1) Nga një sasi qelizash për të prodhuar lëkurë alogjene në një shkallë industriale,
(2) Lëkurë autologe e bërë rast pas rasti nga qelizat e vetë pacientit për përdorim terapeutik.
Sipas Alfredo Brisac, CEO i BioDan Group, “Kjo metodë e printimit biologjik lejon që lëkura të gjenerohet në mënyrë të standardizuar, të automatizuar dhe procesi është më pak i shtrenjtë se prodhimi manual.”








Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

About Author