Eventet
Një nga aspektet më të rëndësishme të JavaScript është ndërveprimi me browser-in. Ngjarjet bëjn të mundur që të shkruajm kod në JavaScript i cilin ndërvepron në një situat të caktuar. Shembuj ngjarjesh mund të jenë: Klikimi me maus, ngarkimi i faqes, ndryshimi i ndonjë fushe në form etj.
Për të ekzekutuar rreshta kodi në momentin e ndodhjes në ngjarjes, JavaScript ofron ato që quhen “event handeler”. Të gjithë mbajtësit e ngjarjet fillojn me parashtesën on.
Me poshtë janë listuar disa prej tyre:
onLoad –Hapja e faqes përfundon
onUnLoad-Mbyllet faqja.
onMouseOver-Mausi ndodhet mbi element.
onMouseOut –Mausi sapo zhvendoset nga elementi.
onSubmit –Kur forma dërgohet.
onClick –Nje element është klikuar.
onBlur –Kursori nuk duket më.
onChange –Përmbajtja ka ndryshuar. Kjo ngjarje ndodh te elementët:
<INPUT>, <TEXTAREA>
onFocus-Kursori shfaqet. Kjo ngjarje ndodh te elementët: <INPUT>,
<TEXTAREA>
onSelect –Teksti është përzgjedhur. Kjo ngjarje ndodh te elementët:
<INPUT TYPE=”text”>, <TEXTAREA>
Ekzistojnë dy mënyra për ti caktuar funksionit një ngjarje:
<HTML>
<HEAD>
<SCRIPT LANGUAGE=”Javascript”>
function Alarm() {
alert(“Pershendetje !”);
}
</SCRIPT>
</HEAD>
<BODY onLoad=”Greeting()”>
…
</BODY>
</HTML>
<HTML>
<HEAD>
<SCRIPT LANGUAGE=”Javascript”>
function Pershendetje() {
alert(“Pershendetje!”);
}
window.onload = Pershendetje;
</SCRIPT>
</HEAD>
<BODY>
…
</BODY>
</HTML>
Shembull
Ky është kodi për një faqe të thjeshtë web-i e cila paraqet vetëm një foto. Pjesa interesante është se me ane të kodit Javascript ne arrijmë te marrim gjerësin dhe lartësin e ekranit të kompjuterit të vizitorit dhe në varësi të tyre gjenerohet kod me anë të document.write. Krijohen dy tag-e të ndryshme <img>. Nëse rezolucioni i ekranit është 1024 deri ne 768, ngarkohet imazhi me madhësi normale normal.jpg. Nëse rezolucioni është më i madh, ngarkohet imazhi më i madh bigger.jpg
<HTML>
<body>
<script language=”javascript”>
var w = screen.width;
var h = screen.height;
if ((w=1024) and (h=768))
{
document.write(“<img src=normal-pic.jpg>”);
}
if ((w > 1280) and (h > 1024))
{
document.write(“<img src=bigger-pic.jpg>”);
}
</script>
</body>
</HTML>