Peter Draker është një nga konsulentët më të mëdhenj të menaxhimit në histori. Ai jetoi deri në shekullin e 21-të dhe deri në pleqëri, dhe ishte gjithashtu profesor i filozofisë. Një nga idetë e tij në të cilën u mbështetën ekonomistët e kohës së tij ishte:
“Eliminoni dobësitë tuaja përmes partneritetit. Nuk mund ta shpërfillni faktin që keni një dobësi dhe mund ta mbështesni dhe ta mbani të fortë duke u shoqëruar me të tjerët. Nëse jeni të shkëlqyer në pjesën A të biznesit dhe po luftoni me pjesën B, gjeni dikë që është i shkëlqyeshëm në B dhe ka nevojë për ndihmë me A. Shumë sipërmarrës fillojnë bizneset e tyre duke bërë gjithçka vetë. Gabim”.
Një nga ndjekësit e ideve të Drakerit është ekonomisti italian Ernesto Siroli (71), një pedagog i shkëlqyer dhe një njeri me përvojë shumëvjeçare në themelimin e kompanive të reja në Afrikë, Australi dhe Zelandën e Re. Në leksionet apo tekstet e tij ai gjithmonë shfrytëzon rastin për të nxjerrë në pah sekretin e madh të sipërmarrjes dhe thotë:
“Sekreti i sipërmarrjes vlen si për kompanitë e vogla ashtu edhe për ato të mëdha dhe është se secila duhet të jetë në gjendje të bëjë tre gjëra në mënyrë perfekte:
Produkti që ai dëshiron të shesë duhet të jetë fantastik
Duhet të ketë një marketing fantastik
Dhe ai duhet të ketë një menaxhim të shkëlqyer financiar.
Një burrë i tillë ende nuk ka lindur
Dhe e dini çfarë? Nuk do të takoni kurrë një burrë në botë që mund të prodhojë, shesë dhe merret me para. Nuk ka një gjë të tillë. Një person i tillë ende nuk ka lindur”, tregon Ernesto Siroli dhe shton:
“Ne hulumtuam dhe studiuam njëqind kompani me famë botërore ,Edison, Ford, Google, Yahoo dhe të tjera , dhe arritëm në përfundimin se ka vetëm një gjë të përbashkët për të gjitha ato , asnjëra prej tyre nuk është themeluar nga një person. Sot ne u mësojmë 16-vjeçarëve për sipërmarrjen dhe leksionet i nisim me autobiografinë e Ricard Branson dhe faqet e para të atij libri. Detyra është të numërojmë sa herë ka shkruar “Unë” dhe sa herë “NE”. Nuk e ka shkruar kurrë “Unë”, ndërsa “NE” e ka shkruar 32 herë. Branson nuk ishte vetëm kur themeloi kompaninë. “Askush nuk është vetëm”, kujton shpesh në leksionet e tij ekonomisti Siroli.
Ernesto Siroli është autor i dy librave (Ripples from the Zabezi dhe How To Start a Business and Ignite Your Life). Ai gëzon një reputacion si ekspert në zhvillimin e ekonomisë vendase dhe, meqë ra fjala, ka një doktoraturë në shkencat politike dhe shpesh ftohet të mbajë leksione për ekonomistët e rinj nga e gjithë bota.
Përmblodhi dhe përshtati:
www.studentet.mk