Çfarë duhet të bëni për 60 sekonda – në mënyrë magjike ndryshon jetën

Si rregulli 1 minutë mund ta bëjë vitin tuaj të lumtur dhe të begatë – provoni këtë truk për produktivitet më të mirë dhe përfundimin e detyrave!

Kur grumbullohen detyra të papërfunduara, detyrime, ambicie, në mendjen tonë mund të lindë “konfuzion”, një mori mendimesh dhe strategjish, por edhe një ndjenjë që nuk arrijmë dot asgjë. Ndjenja të tilla mund të çojnë në rraskapitje emocionale. Për t’i mbajtur gjërat në duart tuaja dhe për të pastruar planifikuesin, mendimet dhe shtëpinë tuaj, përdorni rregullin e fuqishëm “1 minutë”.

Rregulli 1 minutësh u krijua nga autorja dhe ekspertja e lumturisë Greqen Rubin. Është jashtëzakonisht e thjeshtë, çdo detyrë që mund të kryhet në një minutë duhet të kryhet menjëherë dhe pa justifikime. Kjo vlen për gjithçka, nga hedhja e letrës në kosh, marrja e gotës nga tavolina, postimi në rrjetet sociale dhe dërgimi i “email-eve”. Ideja nuk mund të ishte më e thjeshtë, por qëndrueshmëria është thelbësore. Rregulli i një minutë “duhet ndjekur vazhdimisht nëse doni të shihni rezultate. Dhe kjo kërkon punë”, theksoi autorja . Por ajo gjithashtu premton se rezultatet ia vlejnë.

“Një shoqe më tha se apartamenti i saj u bë mjaft i rregullt pa shumë përpjekje nga ana e saj. Një mik tjetër tha se produktiviteti i tij u rrit; sepse ai përfundoi shpejt kaq shumë gjëra të vogla, saqë kishte shumë më tepër kohë për detyrat më të mëdha”, shkruan ajo.

Psikologët kanë një koncept të quajtur efekti Zeigarnikov që shpjegon pse detyrat e papërfunduara vazhdojnë të kthehen në mendjen tuaj. Kur kemi detyra dhe përgjegjësi të papërfunduara, ato shfaqen vazhdimisht në mendjen tonë. Përkujtuesit e përsëritur ndalojnë vetëm kur të përfundoni një detyrë të planifikuar ose të përfunduar.

Për shembull, duhet vetëm një minutë për të palosur çorapet e lara, por mendimi i çorapeve të palosshme na ndjek gjithë ditën. Gjithashtu, përvoja tregon se ndiheni shumë më të qetë kur shkruani në letër detyrat që duhet të përfundoni. Kujtesat tona mendore të pafundme të detyrave të vogla të papërfunduara shtojnë shumë stres.

Rregulli një minutë ose 60 sekonda ju inkurajon të bëni detyra më të lehta më shpejt për të çliruar mendjen dhe kohën tuaj, në mënyrë që të mund të përqendroheni në detyra më të rëndësishme dhe më të vështira pa presion. Pra, mos shtyni asgjë që ju merr 1 minutë, por veproni! Bëjeni atë zgjidhjen tuaj për vitin 2023 dhe do të rrisni shanset tuaja për një vit të suksesshëm dhe të lumtur.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author