Siç nënkupton edhe vet emri, anemia e mungesës së hekurit është për shkak të hekurit të pamjaftueshëm. Pa hekur të mjaftueshëm, trupi juaj nuk mund të prodhojë mjaftueshëm një substancë në qelizat e kuqe të gjakut që u mundëson atyre të mbajnë oksigjen (hemoglobinë).
Zakonisht mund të korrigjoni aneminë nga mungesa e hekurit me suplemente hekuri. Ndonjëherë teste ose trajtime shtesë për aneminë nga mungesa e hekurit janë të nevojshme, veçanërisht nëse keni pasur gjakderdhje.

Simptomat

Fillimisht, anemia e mungesës së hekurit mund të jetë aq e lehtë sa të kalojë pa u vënë re. Ndërsa trupi bëhet më i mangët në hekur dhe anemia përkeqësohet, shenjat dhe simptomat shfaqen. mund të përfshijnë: lodhje ekstreme, dobësi, lëkurë të zbehtë, dhimbje në gjoks, rrahje të shpejta të zemrës ose gulçim, dhimbje koke, marramendje , duart dhe këmbët e ftohta, oreks i dobët…

Kur duhet të vizitoni mjekun?

Nëse ju zhvilloni shenja dhe simptoma që sugjerojnë anemi nga mungesa e hekurit, vizitoni mjekun tuaj. Anemia e mungesës së hekurit nuk është diçka për tu vetë-diagnostikuar ose trajtuar. Pra, vizitoni mjekun tuaj për një diagnozë në vend që të merrni suplemente hekuri vetë. Mbingarkimi i trupit me hekur mund të jetë i rrezikshëm sepse akumulimi i tepërt i hekurit mund të dëmtojë mëlçinë tuaj dhe të shkaktojë komplikime të tjera.

Si të mirren barnat që përmbajnë hekur për trajtimin e anemisë?

Marrja e preparateve të hekurit patjetër duhet të shoqërohet me marrjen e vitaminës C. Vitamina C duhet të mirret 15 min para marrjes së hekurit, pasiqë mundëson përthithjen e hekurit në organizëm, ndërsa të dyja duhet të mirren 30 min deri në 1 orë para ushqimit.


Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

About Author