Nikola Tesla është  i njohur për kontributin e tij në projektimin e sistemit elektrik , por përveç kësaj, emri i tij është në rreth 300 patenta për shpikje të ndryshme.

Gjatë gjithë jetës së tij, Tesla ka punuar vazhdimisht në projekte dhe shpesh i realizoi ato deri në fund. Ai gjithashtu kishte zakone të çuditshme, njëri prej tyre ishte se flinte   vetëm dy orë.

 Ajo që ai ka arritur nuk do të ishte e mundur pa një grup të rreptë rregullash për të rritur produktivitetin.

Mendoni mirë përpara se të bëni ndonjë gjë

Nikola Tesla shpesh thoshte se ai mund të imagjinonte makina dhe rrallë bënte vizatime përpara se të fillonte punën për ndërtimin e tyre. Ky proces i të menduarit vizual nuk është i zakonshëm për të gjithë njerëzit, por ideja është që thjesht të përqendroheni në produktin përfundimtar.

Për të menduarit kreativ, shpesh është e nevojshme të relaksoheni dhe të punoni me problemin në kokën tuaj.

Në autobiografinë e tij, Tesla e përshkruan procesin si më poshtë: “Metoda ime është e ndryshme. Nuk nxitoj me një punë specifike. Kur më vjen një ide, menjëherë filloj të ndërtoj në imagjinatën time. Ndryshoj konstruksionin, bej riparime dhe punoj me makinen në mendjen time. Për mua nuk ka rëndësi nëse e testoj turbinën në kokën time apo në punëtori. E vërej edhe nëse nuk punoj mirë. “Nuk ka dallim, dhe rezultati është i njëjtë”.

Shkencëtari i madh nuk ka lindur me këto aftësi, por ka bërë disa ushtrime që në fëmijëri për të përmirësuar punën e trurit.

Bëni shëtitje

Dihet që një shëtitje e shkurtër ka avantazhet e veta kur bëhet fjalë për kreativitetin. Tesla duket se ndan këtë pikëpamje dhe megjithëse shëtitjet e tij u bënë pjesë e sjelljes së tij obsesive-kompulsive, ai pati disa momente “eureka” gjatë tyre. Njëri prej tyre i solli idenë e rrymës alternative.

Në vitin 1881, Tesla u transferua në Budapest, duke u rikuperuar nga një krizë nervore dhe derisa ecte në park me një mik, duke recituar poezi,  papritur i lindi ideja e rrymës alternative.

Punoni  për problemet në vetmi

Ashtu si shumë novatorë dhe personazhe kreativ, Tesla mbrojti tezën se njeriu duhet të jetë vetëm kur krijon dhe mendon.

Kjo është një nga thëniet e tij të famshme: “Mendja është më e mprehtë dhe më e përqendruar në vetmi. Ju nuk keni nevojë për një laborator të madh për të  menduar. Origjinaliteti vjen nga vetmia, e lirë nga ndikimi që dëmton mendjen tonë krijuese. “Vetmia, ky është sekreti i shpikësit, ji vetëm, atëherë lindin idetë.”

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author

Admin_S