Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje në të cilën shtypja e gjakut ka nivele të larta dhe permanente mbi arterjet. Shtypja e lartë e gjakut, e njohur si hipertension, është sëmundja më e shpeshtë kardiovaskulare. Presioni i gjakut i referohet forcës së gjakut që shtyn muret e arterieve gjatë rrjedhës nëpër organizëm.

Shtypja e gjakut prezantohet me dy numra: i pari dhe më i larti është shtypja sistolike (ose presioni në arterie kur zemra rrah dhe i mbush ato me gjak), ndërsa numri i dytë, paraqet shtypjen diastolike (ose shtypjen në arterie kur zemra pushon në mes të rrahjeve).

Hipertensioni shpesh quhet edhe “vrasës i heshtur”, sepse rrallëherë jep simptoma, edhe pse shkakton dëmtime serioze në organizëm. Nëse nuk trajtohet, shtypja e lartë e gjakut mund të çojë deri te problemet në shikim, sulmi në zemër, goditja në tru dhe gjendje tjera fatale, duke përfshirë pamjaftueshmërinë e veshkës, si edhe pamjaftueshmërinë e zemrës.

Kemi dy lloje te hipertensionit:

1) Hipertensioni primar(esencial)

2) Hipertensioni sekondar.

* Hipertensioni primar: Ndryshe quhet edhe idiopatik ngaqe nuk I dihet shkaktari, por ai edhe pse nuk sherohet mbahet nen kontroll duke ju nenshtruar regjimit dietal dhe barnave.

*Hipertensioni sekondar:Shkaktohet nga patologjit si dhe qrregullime te ndryshme,si p,sh,qrregullimet ne veshka ku kemi sekretim te tepruar te RENINES,ATEROSKLEROZA,HIPERTIROIDIZMI, etj.

Paraqitja e hipertensionit ne popullsi

Nga tensioni vuan gati 12-20 për qind e popullatës, dhe me rritjen e moshës rritet dhe përqindja e të prekurve. Por më të predispozuar për t’u prekur nga kjo sëmundje është mosha mbi 45-50 vjeç për burrat dhe 50-55 vjeç për gratë. Te gratë kjo lidhet me hyrjen në periudhën e menopauzës dhe çrregullimet hormonale karakteristike të kësaj periudhe, ndërsa te burrat me çrregullimet që pësojnë enët e gjakut, përdorimin e kripës, duhanit, alkoolit. Enët e gjakut humbasin elasticitetin, ngushtohen dhe nisin problemet me tensionin e gjakut.

Shenjat e Hipertensionit :

Hipertensioni arterial ne pergjithesi nuk shfaq shenja te vecanta, prandaj ne flasim per te si per nje ‘’vrases te heshtur’’, nga ana tjeter gradualisht organizmi pershtatet progresivisht me shifrat e larta te TA te cilat tolerohen pa shenja specifike. Shenjat e meposhtme mund te shfaqen:

-palpitacione

-lodhje, pergjumesi

-marrje mendsh

-turbullime te shikimit (miza ne sy)

-nervozitet

-dhimbje koke

-oshetime ne vesh

-gjakrrjedhje nga hunda

-te perziera, te vjella.

Llojet e barnave per shërimin e Hipertensionit :

  • Inhibuesit e enzimës angiotenzin-konvertaza (ACE)
  • Bllokuesit e receptorëve të angiotenzin II (ARBs)
  • Diuretikët
  • Beta bllokuesit
  • Bllokuesit e kanaleve të kalciumit
  • Alfa bllokuesit
  • Alfa agonistët
  • Inhibuesit e reninës
  • Kombinimi i medikamenteve.

 

Përgatiti dhe përshtati
STUDENTET.MK

About Author

Admin_S