Antibiotikët janë barëra antimikrobal të cilët mbysin dhe parandalojnë rritjen e bakterieve edhe disa infeksioneve këpurdhore. Përdoren për shërimin e infeksioneve bakteriale, infeksione këpurdhore dhe atyre nga parazitët, derisa në viruse nuk bëjnë dobi. Antibiotikët kanë efekt shërues në infeksione dhe mund të shpëtojnë jetë. Nëse nuk merren në mënyrë të rregullt, antibiotikët shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi. Antibiotiku bën dobi vetëm për bakterie, jo në viruse. Infeksionet virusale janë më të shpeshta se ato bakteriale. Viruset janë shkaktarë të ftohjes, gripit, dhimbjes së fytit, ndezjes së sinuseve dhe kollitjes. Kollitja dhe dhimbja e fytit në të shumtën e rasteve janë simptoma të infeksioneve virusale dhe antibiotikët nuk mund të ndihmojnë në shërim, por as në lehtësim të simptomeve.
- Përdorimi i antibiotikëve
Antibiotikët mund të merren nëpër barnatore VETËM me reçetë të mjekut, që do të thotë se mund të merren vetëm atëherë kur mjeku ju rekomandon. Antibiotikët mos i ndani me dikë tjetër.
E rëndësishme është që antibiotikët të merren deri në fund të periudhës së caktuar nga mjeku, e jo të ndërpriten në gjysëm, zakonisht si të shihni që keni bërë më mirë. Nëse më heret i ndërpresim antibiotikët, bakteriet e mbetura aktivizohen. Antibiotikët kanë efekt në infeksione bakteriale nëse mirren:
Në dozë të saktë
Në orarë të caktuar.
Antibiotikët mbysin shumicën e bakterieve, por disa bakterie arrijnë të zhvillojnë mbrojtjen e tyre dhe antibiotikët në to nuk bëjnë dobi. Sa më shpesh që merren antibiotikët, më e madhe është mundësia që bakteriet të rezistojnë. Sot ekzistojnë bakterie që janë rezistuese në shumë antibotikë dhe këtyre bakterie dijnë seriozisht t’i bëjnë dëm shëndetit, por edhe të rrezikojnë jetën tuaj.
- Pse nuk duhet të ndalim marrjen e Antibiotikëve
Antibiotikët merren në përgjithësi midis dy dhe dhjetë ditëve – zakonisht ata kanë efekt menjëherë pasi doza e parë është marrë. Si pasojë, agjenti antibiotik mbetet në trup për dy deri në dymbëdhjetë orë, mesatarisht. Koha deri në veprimin e mësymjes varet nga faktorë të ndryshëm- për shembull proçeset biologjike në trup (metabolizmi, rënia e fuqive, etj.) ose përqëndrimi i agjentit antibiotik.
Gjysmë jeta e medikamenteve, tregon se kur sasia e përbërësve aktivë të antibiotikut të gëlltitur ka rënë më gjysëm – në rastin e Penicilinës G, kjo është 30 minuta. Për këtë arsye, antibiotikët duhet të merren disa herë në ditë, me qëllim të përmbajnë përqëndrimin e agjentit antibiotik në intervale të rregullta. Nëse ti ndalon ta marrësh atë, sasi të vogla të bakterit të rrezikshëm në trup mund të mbijetojnë dhe të zhvillojnë rezistencë kundra antibiotikut. Kjo ndodh për arsye se bakteret zhvillojnë strategji mbijetese gjatë kësaj ‘qetësie në veprim’, që i lejon ata t’i rezistojnë antibiotikëve. Ata ose prodhojnë substanca me të cilat mund të sulmojnë antibiotikun kur bien përsëri në kontakt me të, ose formojnë një lloj fortese, saqë antibiotiku e ka të vështirë ta shkatërrojë. Ata më pas shumohen më tej, duke ia kaluar rezistencën e tyre pasardhësit. Kjo eshte arsyea pse ekspertet tane jane tani duke paralajmeruar fundin e epokes se antibiotikeve.
- Cilat janë efektet anësore të shkaktuara nga antibiotikët?
Gama e efekteve anësore të shkaktuara nga antibiotikët është shumë e gjerë. Ato shpesh janë të lehta dhe kalimtare, por ka raste kur komplikohen. Si efekte të padëshirueshme mund të përmendim: mbindjeshmërinë ndaj antibiotikut që mund të manifestohet në reaksione alergjike, si: të kruara, urtikarie, eritemë multiforme etj. Më pas kemi çrregullime gastro-intestinale, si: të përzjera, të vjella, diarre, kapsllëk. Në efektet e sistemit nervor qendror përmendim: dhimbje koke, marrje mendsh, parestezi. Mund të vërehen ndryshime në funksionin hepatik dhe renal (mëlçisë dhe veshkave), të cilat manifestohen me ndryshime laboratorike. Shpesh përdorimi i zgjatur i antibiotikëve bën shfaqjen e mykut. Disa faktorë që ndikojnë në efekte anësore të antibiotikëve janë edhe mosha, gjinia, gjendja patologjike dhe ajo psiko-emocionale e pacientit.
- Rreziqet nga antibiotikët
Antibiotikët mbysin shumicën e bakterieve, por disa bakterie arrijnë të zhvillojnë mbrojtjen e tyre dhe antibiotikët në to nuk bëjnë dobi. Sa më shpesh që merren antibiotikët, më e madhe është mundësia që bakteriet të rezistojnë. Sot ekzistojnë bakterie që janë rezistuese në shumë antibotikë dhe këtyre bakterie dijnë seriozisht t’i bëjnë dëm shëndetit, por edhe të rrezikojnë jetën tuaj.
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK