“Asnjëri prej jush mos ta pinë ujin në këmbë, edhe në qoftë se e pinë le të përpiqet ta vjellë”
(Transmeton Muslimi)

Pozita e lukthit tek njerëzit ndryshon gjatë pozicionit në këmbë dhe ulur. Nuk është e njëjtë pozita që merr lukthi teksa njeriu është në këmbë dhe kur është ulur. Nëse një njeri e pinë ujin në këmbë, atëherë uji shkon direkt në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Në anën tjetër nëse uji pihet ulur, atëherë së pari ai grumbullohet në lukth përzihet me acidin e lukthit duke vrarë mikrobet dhe më pas kalon në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Pra, pirja e ujit ulur është një mënyrë parandaluese nga disa infeksione.
Njerëzit që pinë ujë ulur, janë të mbrojtur nga shumë sëmundje. Ndërsa ata që duke qëndruar në këmbë pinë ujë pakontrolluar, janë më të rrezikuar.


“Kur të hani ushqim, të mos i fshini duart derisa t’i lëpini a të jenë të lëpira.”
(Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)


Flora bakteriale që gjendet në pëllëmbët dhe gishtat e dorës mbron lëkurën dhe trupin nga mikrobet e dëmshme të mjedisit.  Gjatë të ushqyerit me gishta, gëlltisim edhe bakterie, lehtësojnë dhe përmirësojnë  digjestionin e karbohidrateve në zgavrën e gojes.


“Toka më është bërë pastrim dhe xhami.” 
(Transmeton Muslimi). 

Në një hulumtim të ri shkencëtarët kanë zbuluar ekzistimin e antibiotikëve në dheun e Tokës. Këto antibiotikë mund të pastrojnë dhe mënjanojnë llojet më të forta të baktereve, gjë që konstaton faktin se dheu është element pastrues. Ndërsa në një studim tjetër të ri shkencëtarët deklarojnë se disa lloje të tokës mund të mënjanojnë bakteret më rezistuese. Për këtë shkak ata sot mendojnë për krijimin e një antibiotiku nga dheu që do ti mënjanonte bakteret më të forta. Pas provave të gjata në laboratorë ata kanë konstatuar se dheu mund të mënjanojë një koloni të plotë bakteresh gjatë njëzet e katër orëve. Ndërsa e njëjta koloni është vënë në një vend jo me dhe e është shumuar dyzet e pesë herë më tepër.


“Prej shenjave të kiametit është edhe shfaqja vdekjeve të papritura.” 
(Transmeton Taberani)


Në këtë hadith shfaqet një mrekulli shkencore te argumentet mjekësore, që nuk pranon polemikë. Kjo mrekulli dëshmon për këtë Profet të madh se ai është i Dërguar nga ana e Allahut dhe se ai nuk flet nga hamendja. Statistikat e hollësishme të Kombeve të Bashkuara konfirmojnë se dukuria e vdekjes së papritur është shfaqur vonë dhe se ajo është në rritje të vazhdueshme përkundër faktit se po aplikohen procedurat parandaluese. 


“O robër të Zotit, shërohuni! Vërtet Zoti nuk ka lënë ndonjë sëmundje e që nuk ia la asaj edhe ilaçin, përveç një sëmundjeje e ajo është pleqëria.” 
(Transmeton Ahmedi)


Shumica e shkencëtarëve deklarojnë se pleqëria konsiderohet metoda më e mirë për përfundimin natyror për njeriun dhe se çdo orvatje për shtyrjen e jetës përtej kufijve të caktuar do të ketë pasoja të shumta, më e pakta prej tyre goditja me kancer. Profesori Lee Silver, nga universiteti amerikan Princeton thotë: “Çdo orvatje për arritjen e përjetshmërisë është e kundërta e natyrës”. Shkencëtarët kanë dalë me një rezultat, me gjithë shpenzimet e miliardave për shërimin e etapës së pleqërisë dhe zgjatjen e jetës, provat nuk kanë sjellë dobi. Për këtë ka sinjalizuar Profeti Muhamed.

Përgatiti dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author