Parotiti është inflamacion i një ose të dy gjëndrave parotide, gjëndrat kryesore të pështymës të vendosura në të dyja anët e fytyrës, tek njerëzit. Gjëndja parotide është gjëndra e pështymës më e prekur nga inflamacioni.

Parotiti akut bakterial

Më së shpeshti shkaktohet nga një infeksion bakterial i Staphylococcus aureus, por mund të shkaktohet nga ndonjë baktere tjetër komensale. Parotiti paraqet ënjtje në këndin e nofullës, apo si ënjtje e njëanshme, ku gjëndra është e fryrë dhe e butë dhe zakonisht prodhon qelb në kanalin e Stensenit.
Bakteret e zakonshme shkaktuese janë: Staphylococcus aureus, Streptococcus pyogenes dhe E. coli.
Është e lidhur me higjenën e dobët në gojë; infeksionet në gojë dhe ulja e prodhimit të pështymës.
Simptomat përfshijnë: ethe, dehidrim, dridhura, rrahje të shpejtë të zemrës dhe frymëmarrjes, Infeksioni ka mundësi të shkakton sepsë.
Bllokimi i kanalit parotik kryesor, ose një nga degët e tij, është shpesh shkak kryesor i parotitit akut. Bllokimi mund të jetë nga ndonjë gurë të pështymës, ose më rrallë nga ndonjë tumor. Gurët e pështymës (të quajtur gjithashtu sialolithiasis) janë bërë kryesisht nga kalciumi, por nuk tregojnë asnjë lloj çrregullimi të kalciumit.
Mycobacterium tuberculosis që shkakton tuberkuloz extrapulmonar, poashtu mund të shkaktojë edhe infeksion parotik.
Simptomat e zakonshme janë: kollitje, ethe, humbje peshe, gulçim, dhimbje gjoksi, lodhje dhe dridhura.
Faktorët e rrezikut janë konsumimi: kronik i alkoolit, diabeti, përdorimi afatgjatë i steroideve, infeksioni i HIV dhe dështimi i veshkave.

Trajtimi

Trajtimi bazohet në raportin e hetimeve laboratorike, por për lehtësim ju mund të sugjeroni për pacientin, të merrni tabletë anti-inflamatore, antibiotikë.

Shkroi: Xhihan Bajrami, student i mjekësis
WWW.STUDENTET.MK

About Author