Sot, me rrezatim të përditshëm nga kompjuterët, laptopët, telefonat, ushqimet e shpejta dhe ndotja, sytë janë në rrezik shumë të lartë. Ne nuk mendojmë shumë për shëndetin tyre derisa të ngrihet një problem më serioz, i cili, për fat të keq, përfundimisht mund të jetë fatal. Nëse shkon tek një mjek i syrit, me siguri do të të japë një diopter të caktuar, kështu që ta mbrosh në kohë dhe mos të lejosh që dioptria yte të rritet vazhdimisht. Një faktor i madh është gjenetika, diçka që nuk mund të ndryshohet, por ka disa zakone dhe këshilla që duhet dhe mund t’i përdorësh si një dietë të shëndetshme me mjaft vitamina dhe minerale të nevojshme për sytë.
Ju pyesni se cili është çelësi i vitaminave që ju nevojiten për shëndetin e syve dhe mbrojtjen e tyre. Hapi i parë është ushqimi i shëndetshëm, pemët dhe perimet, por të papërpunuara. Ruani antioksidantët në ushqimin tuaj duke i ngrënë ato menjëherë pas larjes dhe prerjes dhe gatimit në një temperaturë shumë të ulët për të shmangur shkatërrimin e nutrienteve delikate. Mundohuni gjithashtu të blini perime dhe fruta të freskëta organike, për të marrë përqendrimet më të larta të vitaminave dhe sasinë më të ulët të pesticideve ose kimikateve të tjera toksike.
Shih se çfarë është e domosdoshme për shëndetin e syrit:
Karrota dhe lëng karrote;
Perimet me gjethe jeshile (panxhar, spinaq);
Brokoli, lakër;
Frutat citruse (portokall, grejpfrut, limon);
Patate të ëmbla;
Fasule;
Vezët (duke përfshirë edhe të verdhën);
Papaja, mango, kivi, pjepër;
Misër;
Speca të kuq;
Bizele;
Arra dhe fara (luledielli, susam, lajthi, bajame, arra braziliane, etj.);
Ushqim deti, omega-3 dhe ushqime të pasura me zink (salmon, skumbri, sardele, ton, etj);
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK