Lakuriqët dhe brejtësit konsiderohen rezervuarë të viruseve që paraqesin rrezikshmëri të lartë për shëndetin e njerëzve dhe një burim për sëmundje të ndryshme, dhe ndonjëherë të mund të çojnë deri në epidemi. Disa shkencëtarë madje kanë argumentuar se kafshët kanë tipare të caktuara që rrisin mundësinë e rrjedhjes së viruseve nga kafshët tek njerëzit, dhe se ato duhet të monitorohen më nga afër.

Lakuriqët janë gjitarët e vetëm që kanë parakrah të përshtatur si krahë; si të tillë, ata janë gjitarët e vetëm që janë natyrisht të aftë për fluturim të qëndrueshëm. Lakuriqët shpesh shoqërohen me histori të tmerrshme, vampirë dhe shtëpi të përhumbura. Përveç që janë gjitarët e vetëm që mund të fluturojnë, lakuriqët janë burim i përsosur për shumë viruse që shkaktojnë sëmundje. Lakuriqët janë të njohur për mbartjen e viruseve të ndryshme, si Hendra dhe Marburg, por gjithashtu hulumtimet kanë konstatuar që lakuriqët mund të jenë nikoqirët origjinalë të Ebollës dhe virusit “Nipah”.

Kur bëhet fjalë për bartjen e viruseve që mund të transferohen në specie të tjera, përfshirë njerëzit (të ashtuquajturat viruse “zoonotike”), lakuriqët janë po në atë grup. Këta gjitarë fluturues strehojnë mbi 60 viruse zoonotike. Kjo shkallë rivalizohet edhe nga brejtësit që mbajnë një gamë të gjerë të bakterieve, viruseve, protozoave dhe krimbave.

Lakuriqët gjithashtu mbajnë më shumë patogjene njerëzore sesa kafshët tjera.

Përse?

Sepse lakuriqët preferojnë të jetojnë afër njëri-tjetrit (si njerëzit që përhapin viruse nëpërmjet frymëmarrjes si ai i gripit gjatë dimrit), duke dhënë shumë mundësi që patogjenët të përhapen midis lakuriqëve.

Por përse këto viruse vdekjeprurëse nuk janë të rrezikshme për lakuriqët?

Shkencëtarët teorizojnë që kjo ka të bëjë me aftësinë e tyre për të fluturuar. Për të fluturuar duhet shumë energji, dhe kur shumë energji shfrytëzohet, kjo rezulton në sintetizimin e shumë mbeturinave. Për të parandaluar që këto mbeturina të dëmtojë ADN-në e lakuriqëve, ata kanë evoluar me kalimin e kohës në një mekanizëm të sofistikuar mbrojtës që gjithashtu ndihmon në parandalimin e tyre nga sëmundja.

Përktheu dhe përmblodhi

STUDENTET.MK

About Author