HTML është një gjuhë shumë e pasur dhe për me tepër kur bashkohet me CSS, mund të ndërtohet cfardo dizajn faqe që mund të dëshirohet.
Por HTML duke qenë një gjuhë markup, mund të përdoret vetëm për të përcaktuar pamjen e faqes dhe është e mjaftueshme në rastet kur nuk nevojiten animim ose ruajtje të dhënash online. Për ti shtuar funksionalitet të tilla duhet që të kalojm në programimin ne Web. JavaScript është një gjuhë programimi e interpretuar (script JavaScript dhe Java janë dy gjuhë të ndryshme dhe me filozofi të ndryshme. E vetmja gjë e përbashkët është sintaksa duke qenë se Netscape ka bazuar ndërtimin e gjuhës JavaScript në sintaksën e Java.
Programi i parë
Sic ndodh shpesh kur shpjegohen gjuhë programimi do e fillojm shpjegimin duke krijuar një program të thjeshtë JavaScript i cili
paraqet mesazhin “Përshëndetje”. Duke qenë se JavaScript është një gjuhë e lidhur me paget web, kodi do të jetë në një file HTML dhe do të paraqitet në një browser.
Ky program JavaScript vizaton një buton në ekran, kur klikojmë në të shfaqet një dritare me mesazhin tonë. Kodi JavaScript vendoset brenda tag-eve <SCRIPT>. Këto tag-e mund
të vendosen në çdo pjesë të dokumentit. Browserat të cilët nuk suportojn kod JavaScript thjeshtë do ta injorojnë përmbajtjen e këtyre tag-eve.
Zakonisht taget <SCRIPT> vendosen në kokën e faqes në menyrë që kodi HTML të jetë sa më i lexueshëm.
Elementët bazë të JavaScript
Fjalit në JavaScript mbarojn me ; (njësoj si në C dhe Java) dhe mund të grupohen në blloqe duke përdorur kllapat gjarpërushe{ }. Simbolet sic mund të jenë variablat ose emrat e funksioneve janë case-sensitive.
Komentet
Komentet paraqiten në dy mënyra:
// Koment vetëm në një rresht.
/*
Koment i cili shtrihet në disa rreshta.
*/
Karakteret speciale
JavaScript përdor disa sekuenca karakteresh në mënyrë që të mund të
vendosim karaktere speciale në konstantet që janë tekst.
Karakteret speciale më të përdoruara janë:
\n –rresht i ri
\t Tab
\’ thonjëz teke
\” thonjëza mbyllëse
\ Backslash
\xxx numrat ASCII të karaktereve hexadecimale
Tipet e të dhënave dhe variablat
Në JavaScript, tipet e të dhënave caktohen në mënyrë dinamike në momentin që ne i japim vlerë variablit. Tipi mund të jetë:
• character string
• integers
• real
• Boolean
• vector
• matrice
• reference
• objekt
Variablat
Në JavaScript, emrat e variablave fillojn me një gërmë alfabetike ose me karakterin ‘‘, dhe mund të formohen nga gërma ose dhe nga kombinime me karakterin ‘‘. Variablat janë global dhe nuk ka nevojë për deklarim eksplicit te tyre. Në rastet kur nevojitet një variabël lokal ai deklarohet duke përdorur fjalën var dhe vendoset në trupin e një funksioni.
Referencat
JavaScript eliminimin shënjuesit në kujtesë nga gjuha por përdor
referencat. Referencat funksionojnë në mënyrë të ngjashme me
shënjuesit e memories, vetëm se ato nuk merren me menaxhimin e
kujtesës nga ana e programuesit gjë e cila bënte që shënjuesit të ishin
të prirura ndaj gabimeve (error).
JavaScript lejon referenca te objektet dhe te funksionet. Kjo aftësi për
të referuar funksionet do të shërbej shumë kur të përdorim funksionet
për të eliminuar dallimet ndërmjet browser-ave.
Ushtrime
- Krijo nje faqe HTML dhe JavaScript që mbledh dy numra.
- Krijo nje faqe HTML dhe JavaScript që gjen shumën e shifrave të një numri.
- Krijo një faqe HTML dhe JavaScript që gjen të anasjelltin e një numri.
- Krijo nje faqe HTML dhe JavaScript që gjen nëse një numër është palindrome ose jo.
- Krijo një faqe HTML dhe JavaScript që gjen nëse një numër është cift (even) ose tek (odd).